PASTRIMI DHE ZBUKURIMI I VETVETES ME VIRTYTET Më Të LARTA

Gënjeshtari është më i keq sesa Bidatçiu

 

Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij
Burimi: Ligjëratë e mbajtur në Taif më 22/06/1426 në Xhaminë Melik Fehd


“Gënjeshtra është më e keqe sesa bidati – o vëllezërit e mi – dhe gënjeshtari sipas Ehli-Sunetit është më i keq sesa Bidatçiu.

Dikush transmeton nga Bidatçiu, ata (Ehli-Suneti) transmetuan nga Kaderitë, ata transmetuar nga Murxhi’at dhe transmetuan nga njerëzit e tjerë të bidatit për sa kohë që bidati i tyre nuk përfundonte në Kufër dhe ai (bidatçiu) nuk ishte gënjeshtar. Por nëse dikush cilësohet me Ehli-Sunetin dhe është gënjeshtar, atëherë ai është më i keq sesa njerëzit e bidatit.

Dhe për këtë arsye Ibn ‘Adij vendosi në librin e tij “el-Kamil”(që është shkruajtur enkas për transmetuesit e dobët) 29 kapituj për Gënjeshtarët dhe 1 kapitull për njerëzit e bidatit. Dhe Ehli-Suneti e pranuan transmetimin e njerëzve të bidatit që thonin të vërtetën dhe nuk thërrisnin për tek bidati i tyre.”

 

Përktheu Alban Malaj

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...