REFUZIM I DYSHIMEVE DHE VESVESEVE RRETH MENHEXHIT

Mos thuaj për një njeri që kundërshton menhexhin e Selefëve që ai është selefij – Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

?Pyetësi: O Shejkh, si të sillemi me këtë person specifikisht?

?Shejkh Rabij’: Ashtu siç silleni me të gjithë ata që kundërshtojnë menhexhin e Selefëve:

▪️ largohuni nga ai,

▪️ thërrisni në menhexhin e Selefëve,

▪️ jini të palëkundur në këtë menhexh

▪️ mësojini njerëzit që të jenë të palëkundur në këtë menhexh,

▪️ paralajmërojini kundër çdo gjëje që bie ndesh me këtë menhexh.

?Pyetësi: Në rregull, a të themi që ai është selefij?

?Shejkh Rabij’: Mjafton kjo! Mos thuaj për një njeri që kundërshton menhexhin e Selefëve që ai është selefij!

?Pyetësi: Maa shaa Allah!

?Shejkh Rabij’: Mos thuaj për ndonjë njeri që ai është selefij veçse mbasi që të sigurohesh se:

▪️ ai e ndjek këtë menhexh,

▪️ krenohet me të,

▪️ thërret në të,

▪️ miqëson për të,

▪️ dhe armiqëson për të.

?Pyetësi: Maa shaa Allah!

?Shejkh Rabij’:  Ky pra është selefij. Ama nëse ai thotë unë jam selefij dhe miqëson bidatçijtë, i mbron ata dhe shan njerëzit e Sunetit, atëherë ky njeri nuk është selefij dhe nuk ka respekt për të, kushdo që të jetë ai, arab apo jo-arab, nga lindja apo nga perëndimi. Selefizmi ka gjëra që e karakterizojnë, ka veçori, ka shenja që dallojnë ithtarët e tij nga njerëzit e tjerë, në akijdeh, në miqësim dhe armiqësim, në davet dhe në qëndrime.

?Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira o Shejkhu jonë!

 

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...