METODOLOGJIA E TRAJTIMIT Të NJERëZVE Të BIDATIT DHE PARALAJMëRIMI KUNDëR TYRE, NJOHJA E CILëSIVE Të BIDATçIJVE DHE KURTHEVE Të TYRE

A duhet të përmenden të mirat e bidatxhive kur refuzohet bidati i tyre? – Shejkh Ibën Baz

? Pyetje: Allahu ju shpërbleftë! A është e saktë metodologjia e peshimit midis të mirave dhe të këqijave për gjykimin ndaj individëve, librave dhe grupeve, apo se duhet të përmenden vetëm të këqijat e tyre, të sqarohen ato dhe ta paralajmërohet kundër këtyre të këqijave?

? Përgjigje: Ai që ka shfaqur një të keqe apo një bidat, paralajmërohet kundër tij dhe nuk shikohen të mirat e tij. Të mirat e tij janë midis atij dhe Zotit të tij. Ai që shfaq një të keqe apo një bidat, paralajmërohet kundër tij dhe ai këshillohet, me qëllim që të pranojë udhëzimin. Kështu është Sunneti. 

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...