Çdo herë që dëgjon ezanin, përkujto se për të ka pesë Sunete. Andaj, përpiqu që t’i bësh këto:
? E para: Ta dëgjosh ezanin me vëmendje dhe ta përsëritësh atë që thotë muezini.
? E dyta: Pasi dëgjon Dy Dëshmitë, të thuash:
رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا وَبِمُحَمَّدٍ رَسولًا
“Jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për të Dërguar.”
? E treta: Pas mbarimit të ezanit, të dërgosh salauate për Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
? E katërta: T’i lutesh Allahut për pozitën e lavdishme (el-Uesiileh) duke thënë:
Allahumme rabbe hadhihi ed-da`uetit-taameh…
“O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përsosur…” siç vazhdon deri në fund.
? E pesta: Që të lutesh çfarë të duash ti për të mirat e dunjasë dhe të ahiretit.
Përktheu: Jeton Shasivari