NORMAT E SJELLJES Në ISLAM

Kur lejohet të lavdërosh vetveten? – Shejkh Sulejman Ruhejli

Burimi: en-Nefsu fil-Kuranil-Kerim, minutat 31:20-33:02

 

Këtu do të tregoj një fjalë të bukur që kanë thënë dijetarët: njeriut i lejohet ta lavdërojë veten në dy raste:

? Rasti i parë: Nëse njeriu ballafaqohet me njerëzit e bidateve, fitneve dhe sherrit, i lejohet ta lavdërojë veten para tyre në mënyrë që t’i mposhtë ata dhe të shfaqë epërsinë që ka mbi ta, sepse kjo është pjesë e xhihadit në rrugë të Allahut, ngaqë lejohet mendjemadhësia dhe shfaqja e mendjemadhësisë në xhihad. Pra, lejohet në këtë rast që njeriu ta lavdërojë veten e tij për cilësitë që ka nëse përballet me njerëzit e epsheve, fitneve dhe bidateve që të tregojë se ka epërsi mbi ta dhe t’i thyejë ata.

? Rasti i dytë: Njeriut i lejohet ta lavdërojë veten e tij nëse ai akuzohet për një gjë që nuk e ka. Si për shembull, akuzohet se është mendjemadh, kështu ai thotë: “Si mund të jetë mendjemadh ai që e ka në zemër librin e Allahut?!” Këtu ai e lavdëron vetveten që ta largojë nga vetja atë për të cilën është akuzuar padrejtësisht dhe për këtë kanë ardhur disa transmetime nga Selefët e devotshëm. Allahu qoftë i kënaqur me ta!

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...