Autor: Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa Khalid Ibn Muhamed Ibn ‘Uthman el-Misrij
Shkëputur nga libri i tij: et-Teasub lish-Shujukh ‘Auatif Meshubeh bil-Ehua`i Da`un ue Bijlun Mezk el-Ummeh Shije’an, Safehat min Tarijkh el-Muteasibine el-Esued
Marrë nga: Sahab.net
![]()
Es-Selamu ‘Alejkum ue Rahmetullahi ue Barakatuhu.
Me të vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e lëvdojmë, ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë. Kërkojmë nga Allahun të na ruajë nga të sherret e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona.
Kush udhëzohet nga Allahu s’ka kush ta humbasë, dhe atë që Allahu e humb, s’ka udhëzues për të.
Dhe dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pa ortak; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
E më tej:
Po ju drejtohem juve me këto fjalë të mira në lidhje me çështjen e cila është zmadhuar tek shumë njerëz, e cila është:
A është me vend përdorimi i titullit “Shejkh” për çdo njeri?!
Dije – Allahu të dhëntë kuptim të drejtë – se titullin “Shejkh” si gradë diturie nuk e meriton askush, me përjashtim të atij që ka arritur një gradë të caktuar në dituri apo në moshë apo në fisnikëri. Dhe kështu është pyetur Shejkh Ibn ‘Uthejmini rahimehullah:
“A është e saktë të emërtuarit me titullin “Shejkh” të çdo personi, sidomos tani që kjo fjalë është përhapur gjithandej. Shpresoj një sqarim të kësaj çështjeje.”
Përgjigja: Fjala “Shejkh” në gjuhën Arabe s’përdoret për njeri tjetër përveç se për atë që është i madh: ose i madh në moshë, ose i madh në dijen e tij ose në pasurinë e tij apo në gjëra të kësaj natyre, dhe nuk emërtohet me të i vogli. Mirëpo, sikurse e thashë, kjo tani është përhapur në masë, saqë pothuajse edhe xhahili apo ai që s’ka dije hiç po emërtohet me titullin “Shejkh”. Dhe unë mendoj se kjo është e gabuar, ngase ti nëse emërton një person me fjalën “Shejkh” ndërkohë që ai është xhahil dhe s’ka dije hiç, atëherë njerëzit do të mashtrohen nga ai, do të mendojnë se ai ka dije, do të kërkojnë fetva prej tij etj… Dhe kështu do të ketë pasoja të mëdha. Dhe shumë njerëz – lusim Allahun të na japë neve dhe juve udhëzim – nuk e vrasin shumë mendjen nëse pyeten për të dhënë fetva, edhe nëqoftëse flasin pa dije, ngase ai mendon se po tha “Nuk di!”, kjo do të jetë si cungim i meritës së tij. Mirëpo njerëzit e kanë pjesë të tipit të tyre dashurinë për t’u dukur (për famë), me përjashtim të atyre që i ka ruajtur Allahu ‘Azze ue Xhel. Dhe ajo që mendoj unë është se me fjalën “Shejkh” duhet të emërtohen vetëm ata që e meritojnë atë, ose për moshën e tij, ose për fisnikërinë dhe udhëheqjen që gëzon tek populli i tij, ose për diturinë e tij. Kjo është e njëjtë me ata që po bëjnë disa njerëz sot, të cilat i emërtojnë dijetarët në përgjithësi me fjalën “Imam”, madje edhe nëse ky dijetar është prej mukalidëve thonë, “Ai është Imam”. Edhe kjo gjithashtu është e gabuar. Nuk duhet të përdoret titulli “Imam” për cilindo, përveç se për ata që e meritojnë të jenë “Imam”, i cili ka pasues [1] dhe fjala e tij ka peshë mes Muslimanëve.” [2]
Mirëpo fanatikët e verbër në çdo kohë e në çdo vend – sipas gjendjes së tyre – mësuesin dhe edukuesin e tyre e konsiderojnë “Shejkh”, edhe nëqoftëse ai është njeri i bidatit, ose ai është “Shejkhu” sipas traditës dominuese, sepse kush mësoi një dije – edhe nëqoftë ajo dije dynjaje – nga duart e një personi, atëherë thuhet: ky person është shejkhu i tij në këtë dije, pa marrë parasysh gjendjen e këtij “Shejkhu” se a pajtohet ai me Sunetin dhe çfarë grade ka ai në dije. Madje edhe krerëve të tarikateve Sufiste u thonë “Shujukh”, siç e përmban tradita e ndjekësve të tyre. Kështu pra.
Madje prej thënieve të tjera të Sufistave është edhe, “Çdo Shejkh ka tarikatin e tij.”
Fundnotë:
[1] Mutebi’unë [Pasues të Argumenteve] e jo Mukalidunë [Pasues Qorra].
[2] Lika` el-Bab el-Meftuh [117] nga Shejkhu i Nderuar Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin rahimehullahu Te’ala.
Përktheu: Alban Malaj