PëRGENJëSHTRIM AKUZAVE DHE SHPIFJEVE Që U MVISHEN DIJETARëVE Të SUNETIT

A është Abdullah Bukharij nxënës dije i vogël?

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Mevlud Ebu Hazim: Për sa i përket ‘Abdullah Ibn ‘Abdur-Rrahiim el-Bukharij, kemi lexuar në biografinë e tij se ju jeni një prej shejkhave të tij; atëherë çfarë dini për këtë shejkh të nderuar dhe për pozitën e tij në dije, ngaqë ne kemi dëgjuar se dikush e nënvlerëson atë dhe thotë se ai është prej nxënësve të vegjël të dijes.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: Me Emrin e Allahut, lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Ka thënë të vërtetën ai që ka thënë se ai është prej nxënësave tanë dhe se ne jemi prej shejkhave të tij. Kjo është e para.

 

Dhe e dyta: vëllai, esh-Shejkh Dr. ‘Abdullah Ibn ‘Abdur-Rrahiim el-Bukharij – Allahu ia shtoftë korrektësinë në fjalë e vepra – është njeri me shumë dije dhe fik`h. Dhe ai është korrekt në shkrimet e tij kundër shprehjeve dhe parimeve të prishura që ka deklaruar Ibrahim Ibn ‘Amir er-Rruhajli dhe të tjerë veç tij që llogariten në Selefizëm dhe i atribohen Selefizmit.

E me të vërtetë, unë e njoh atë prej vitesh, mendoj që prej pesëmbëdhjetë vjetësh pak a shumë, madje më shumë se aq. Po, mu kujtua tani që lidhja e tij me ne është që prej njëzetë vjetësh. Ndoshta ajo filloi qysh përpara Luftës së Dytë të Gjirit ose pak kohë mbas saj. Dhe ai vazhdon të mbajë lidhje me ne.

Prandaj, është obligim që të përfitohet prej tij nëse lejohet të vijë në vendin tuaj. E them këtë në sajë të dijes së gjerë dhe fik`hut që kam parë tek ai, Allahu i dhëntë sukses atij.

Dhe e treta: ata që e nënvlerësojnë atë janë:

–    Ose prej pasuesve të Haxhurit, i devijuari, bidatçiu, idioti, i marri.
–    Ose prej pasuesve te Halebiut, bidatçiu, i devijuari, ai që i ka nënshtruar politikës rregullat e Sheriatit dhe terminologjinë e dijetarëve të Sheriatit.
–    Ose prej pasuesve të Doktor Ibrahim Rruhajlit, Allahu na faltë neve dhe atë.

Po, këtë po them tani shkurtimisht dhe nuk po shtoj më, sepse unë jam akuzuar me këto fjalë. E si do të ishte çështja sikur të shtoja atë që di për birin tonë, për shokun tonë dhe nxënësin tonë, esh-Shejkh ‘Abdullah Ibn ‘Abdur-Rrahiim el-Bukharij. Po.

Diktoi:
‘Ubejd Ibn ‘Abdullah Ibn Sulejman el-Xhabirij, natën e së Shtunës, dita e nëntë e muajit Safer, viti 1434, që përkon me natën e 12 të Dhjetorit – kalendari i dytë – viti 2012.

Mevlud Ebu Hazim: Allahu u dhëntë sukses e ju bekoftë o Shejkhu ynë.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: Allahu ju bekoftë, Allahu u dhëntë jetë o Shejkh Mevlud.

 

 

Përktheu Alban Malaj

 

Video në AudioSelefi.org

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...