FETVA RRETH KUR`ANIT

A është bidat duaja e hatmes së Kuranit? – Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Duaja e hatmes së Kuranit, a është e saktë apo është bidat?

Përgjigje: Duaja pas hatmes së Kuranit është e preferuar. Sahabët e bënin këtë. Ata tuboheshin pas përfundimit të hatmes së Kuranit dhe luteshin bashkë. Por që të caktohen lutje të veçanta, për këtë nuk ka argument. Që të caktosh lutje të veçanta dhe të thuash kjo lutje është për hatmen e Kuranit, për këtë nuk ka argument. Lutjet janë të hapura. Mund t’i lutesh Allahu me atë që di ti në lidhje me çështjet e fesë tënde dhe të dunjasë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...