Autor: Shejkh Abdullah el-Bukhari
![]()
Pyetje: Ky pyetës po ashtu pyet – Allahu ju bekoftë – rreth luftës në Siri dhe gjykimit të saj?
Shejkh Abdullah el-Bukhari: Përgjigja – Allahu ju bekoftë – është se ne themi: për sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme, çështjes së Sirisë dhe fatkeqësitë që zbresin mbi banorët e saj.
Së pari: Ne themi se është obligim për çdo musliman dhe muahid (çdo njeri që e veçon Allahun me adhurim) që ta lus Allahun për vëllezërit e tij musliman në të gjitha vendet e botës, dhe prej tyre është Siria në veçanti, ta lus Allahun – të Madhëruarin e të Lartësuarin – në namazet e tij, në çastet e vetmisë së tij, në kohët e pranimit të lutjeve, t’i kërkoj kohët e pranimit të lutjeve, ta lus Allahun që ta largoj dëmin që ka zbritur mbi ta dhe ta ngre fatkeqësinë që ka zbritur mbi ta, si dhe t’i largoj sherret dhe trazirat (fitnet) nga ne dhe nga ata, dhe t’i mëshirojë të moshuarit, të vegjlit, gratë dhe të rinjtë e tyre dhe e ta lus – të Madhëruarin e të Lartësuarin – që t’i ndihmoj të dobëtit në çdo vend.
Pa dyshim, se ajo që ka zbritur mbi ta është një bela e madhe dhe ajo në të cilin ndodhen ata, që janë vrasja, shkatërrimi, plaçkitja dhe rrëmbime. Ky është një problem i madh dhe tejet i tmerrshëm. Andaj, e lusim Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit Madhështor, me Begatinë dhe Bujarinë e Tij dhe me Fuqinë dhe Forcën e Tij që ta largoj atë që ka zbritur mbi ta, nga fatkeqësitë dhe dëmet, dhe t’i ndihmoj të dobëtit nga Ehli Sunneti, në çdo vend. Vërtetë ai është Bujar dhe Fisnik. Kjo është pika e parë.
Pika e dytë: kur ndodhi ajo që ndodhi në shtetin e Sirisë me kryengritjen e disa njerëzve në fillim, kundër atij pushtetarit të padrejtë, të shthurur, tiran – kërkojmë mbrojtjen e Allahut –. Ata u ngritën kundër tij dhe disa prej tyre i kapën armët, njerëzit vinin e pyesnin dhe pasuesit e hakut dhe kërkuesit e hakut nga banorët e atij vendi (Sirisë) pyesnin çfarë të bënin.
Kështu që, pasuesit e Sunnetit dhe dijetarët e mëdhenj të Sunnetit u përgjigjën pa servilizëm dhe jo për ndonjë përfitim personal, siç ndodhi me të tjerët, oportunistët të cilët dihatin mbrapa fitneve (trazirave) dhe i kërkojnë ato.
Dijetarët dhanë fetva me hak (me drejtësi) dhe në dritën Profetike që: të mos bëni gjë (kryengritje kundër Asadit, sh.p.) dhe mos i kapni armët dhe shmangiuni fitnes (trazirave). Jo për atë se ai (Beshar el-Asadi) mëkatar, kriminel ka shenjtëri të Islamit, jo! Në të kaluarën, dijetarët e Sunnetit kanë folur për babanë e tij (Asadit) dhe për gjykimin ndaj tij.
Nga kushtet e Ehli Sunnetit në lidhje me kryengritjen ndaj pushtetarit qafir, kufri i të cilit është vërtetuar me siguri të plotë dhe me argument nga Allahu, dijetarët kanë përmendur kushte edhe në qoftë se pushtetari është qafir, kufër i cili të nxjerr prej fesë. Në mesin e atyre (kushteve) është që neve të shohim kufër të qartë tek ai, ta shohim kufrin dhe të jetë i qartë dhe se për këtë kemi argument nga Allahu dhe ky, kundër të cilit bëhet kryengritje, të mos shkaktoj kjo kryengritje pasoja më të këqija se sa mbetja e tij (në pushtet) dhe shkatërrim më të madh se sa mbetja e tij. Kështu që, nëse largimi i tij (pushtetarit) do të shpie në një dëm më të madh, nuk lejohet që të ngresh armët kundër tij sipas Ixhmas (konsensusit) të dijetarëve.
Nga kushtet është që të kenë fuqi për ta hequr (pushtetarin), por nëse nuk kanë fuqi për ta hequr atë, gjithashtu nuk lejohet (kryengritja kundër tij). Dijetarët e dhanë këtë fetva që nuk u lejohet atyre t’i ngrenë armët (në Siri).
Oportunistët nga pasuesit e epsheve dhe bidateve si dhe ata të cilët hanë dhe nxjerrin të ardhura përmes derdhjes së gjakut, thanë: “Ata (dijetarët e sunnetit)! Shikoni! E mbrojnë filanin (Asadin) dhe e mbrojnë atë…” Dijetarët e Sunnetit nuk e kanë mbrojtur këtë të prishur e mëkatar, porse qëllimi i tyre ishte që të mbrohet gjaku i muslimanëve dhe të dobëtëve nga këndvështrimi i Sheriatit të pastër e pastrues.
Andaj, juve ju takon që të shikoni: kur konflikti u shtua akoma më shumë gjatë këtyre tre viteve që kanë kaluar, dhe për çdo ditë ky krimineli i shton krimet e tija. Ai vrau me qindra e mijëra, e dhjetëra burra, si dhe dhjetëra mijëra. Po kështu ka vepruar edhe me fëmijët, me vendin, robërit, i shkatërroi shtëpitë dhe vazhdon akoma të jetë në karrigen e tij (të pushtetit).
Dhe ajo që shpresohet me heqjen e tij (nga pushteti), nuk u realizua! Kurse fesadi që erdhi më vonë me vrasjet e tija, u shumëfishua akoma më shumë fesadi të cilin po e ushtron ai. Nuk mjafton me kaq. Madje, ai i ka thirrur dhe ka kërkuar ndihmë nga Rafidijtë e fëlliqur e të ndyrë. Pra, këta erdhën dhe filluan ta ndihmonin me batil (kotësi, të pavërtetë) duke u bazuar në batil. E lusim Allahun për mirëqenie dhe shpëtim. Fjalët e atyre endacakëve nuk i dëmtuan dijetarët, të cilët e kundërshtojnë hakun (të vërtetën), të cilët bëjnë tregti me gjakun (e njerëzve) siç bënë tregti me gjak në Irak, dhe bënë tregti me gjak në vende tjera të Allahut përpos Irakut.
Ata, as Islamin nuk e ndihmuan e as armikun nuk e mposhtën. Ata nuk flasin me Sheriatin e pastër të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Ata janë njerëzit më injorantë rreth fesë së Allahut dhe njerëzit më gënjeshtarë ndaj Sheriatit të Allahut.
Kur ndodhi ajo që ndodhi dhe çështja është përkeqësuar siç e shikoni edhe ju, disa njerëz filluan të kapin këtë e atë (prej armëve), të luftojnë njëri-tjetrin dhe të ushtrojnë dhunë, dhe të luftojnë. Dhe në radhët e tyre hyri kush hyri, dhe erdhën njerëz (në Siri) prej vendeve të ndryshme dhe u ngritën flamujt, më shumë se një flamur, më shumë se një xhemat (grup), më shumë se një fraksion. Çdonjëri jep kushtrimin dhe brohorit dhe pretendon se ka lidhje me Lejlën, ndërsa Lejla ua refuzon këtë lidhje.
Flamuj të panjohur dhe flamuj të paqëndrueshëm dhe jo të shëndosh si dhe flamuj të dyshimtë, të shpikur dhe flamuj të bidatçijve, e kështu me radhë. Andaj, për ç’gjë lufton dhe nën flamurin e kujt po lufton? Kurse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – thotë, siç qëndron tek Sahihu i Muslimit dhe të tjerëve:
“Kush lufton nën një flamur të panjohur, ka vdekur ashtu sikurse në Xhahilijet.”
Ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – thotë në atë që e ka nxjerr Buhariu në Sahih:
الإِمَامُ جُنَّةٌ يُقَاتَلُ مِنْ وَرَائِهِ
“Imami është një mburojë, luftohet mbrapa tij.”
Patjetër që të ketë një Imam dhe një flamur të vërtetë, të saktë, të qëlluar. Të mos ketë parregullsi dhe rrëmujë, si dhe të mos ketë gjëra të tjera… të jetë një flamur i saktë dhe të jetë një flamur me një imam të saktë që të lidhesh pas tij.
Ai – ‘alejhi salatu ue selam – ka thënë:
الإِمَامُ جُنَّةٌ يُقَاتَلُ مِنْ وَرَائِهِ
“Imami është një mburojë, luftohet mbrapa tij.”
Do të thotë që ai të jetë mbrojtje për ta. Pra duhet patjetër të jetë i pranishëm një imam. Nuk është (zgjedhja e imamit) që të vijmë unë e ti, filani dhe fisteku, edhe mbaroi me kaq, ti je imami. Kjo është lojë dhe shpifje ndaj Sheriatit si dhe tallje me fenë e Allahut. Nuk shkojnë punët kështu.
Në këtë krizë, shumë kanë bërë tregti dhe pasuesit e epsheve kanë bërë rrëmujë të madhe përmes faqeve të internetit dhe të tjerave pos këtyre, ngase fitneja është e pranishme dhe fitneja është sikurse zjarri, ka nevojë për drunj dhe lëndë djegëse. Atëherë kush është lënda djegësve e këtyre fitneve nëse ajo fiket?! Nuk mund të jenë lëndë djegëse e këtyre fitneve vetëm se të rinjtë e Ummetit, të cilët e kërkojnë hakun, por ata nuk udhëzohen me ata që do t’i marrin për dore për në rrugën drejtë.
Kështu që, bëhet tregti me ta, ata që bëjnë tregti me gjak dhe i hedhin ata në amullitë e këtyre fitneve në mënyrë që ta ndezin zjarrin me ta dhe ju pëshpërisin atyre se nuk ka në mes teje dhe xhenetit vetëm se të rrasesh këtu. Dhe të bësh kështu. Sikur Xhenneti është në duart e tyre dhe dera e xhenetit është tek ata dhe se ata janë çelësi i xhenetit.
سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ
“Dëshmia e tyre do të shkruhet dhe ata do të pyeten.” Ez-Zukhruf, 19
Këto kriza – Allahu ju bekoftë – siç thashë se shumë prej tyre kanë bërë tregti përmes këtyre krizave, ua kanë pështjelluar çështjet njerëzve dhe i fusin në ngatërresa dhe i shanë dijetarët e Sunnetit dhe i akuzuan ata se kanë bërë mëkate të mëdha dhe disa prej tyre i shpallën qafira dhe disa prej tyre i shpallën zindika (të pafe) dhe e lejuan gjakun e shumë njerëzve – Allahu na ruajttë –.
O vëllezër! I lumtur është ai që këshillohet nga tjetri. Shumë prej atyre që Allahu ua kishte shkruar të shpëtojnë dhe u kthyen nga ato vende (të luftës) dhe rrëfejnë për tmerret e të rinjve që janë në moshën e disave prej jush. E blejnë dhe e shesin të riun. Të shesin dhe të blejnë dhe bëjnë tregti me ty.
(Ata të pyesin) nëse ke hyrë nga ky drejtim apo ai drejtim, siç bënë me Irakun. Kur disa të rinj shkuan në emër të xhihadit dhe luftës, ata bënin shitblerje me ta, ose ua shisnin Rafidijve të fëlliqur ose të tjerëve nga armiqtë e fesë. Kështu ata binin pre. Kështu kanë vepruar në më shumë se një vend. Dhe ata (që janë kthyer nga lufta, sh.p.) rrëfejnë për tmerret.
Pastaj, më thoni për Zotin tuaj! A nuk ka në mes këtyre flamujve të ngritur prej atyre fraksioneve, a nuk ka në mes tyre luftë dhe maskara kundër njëri-tjetrin?! A nuk ka në mes tyre luftë dhe masakra kundër njëri-tjetrit?! Deri javën e kaluar SHIISH-i, (Xhebhetu) Nusra luftojnë njëra-tjetrën, e ku e di unë kush tjetër… kërkuesit e udhëheqjeve të cilët e kundërshtojnë hakun dhe nuk pajtohen me pasuesit e hakut. Kërkojmë mbrojtje prej Allahut nga kjo gjë.
Ky e vret këtë, e ai e vret atë tjetrin, kurse ai e vret atë të dytin, të gjitha këto në emër të “Xhihadit”. E prishën imazhin e këtij emri të vyer – siç ju thashë dje – i është prishur imazhi këtij emri fisnik dhe këtij adhurimi fisnik, të pastër, të dëlirë, i është prishur imazhi me veprat e shumë njerëzve – nga ata të cilët e injorojnë fenë e Allahut. Ose duket patur dije, ndoshta ndonjëri prej tyre e di, porse gjykon me epsh ose gjykon me injorancë – Allahu na ruajttë –, ose gjykojnë me të dyja bashkë.
Kështu që, ndodhën fitne dhe sherri i tyre si u shtua dhe u përhap në shumë vende, disa prej tyre (sherreve) ndoshta edhe në këtë vend. Për këtë arsye, dijetarët dhanë fetva dhe një grup dijetarësh, dijetarët e Sunnetit dhe dijetarët e hakut, siç është kolosi Shejkh Salih el-Feuzan, si dhe të tjerë nga dijetarët e Sunnetit si Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejhu jonë ‘Abdul-‘Muhsin dhe Shejkhu jonë Shejkh Ubejdi si dhe të tjerë nga dijetarët, se kjo luftë konsiderohet fitne, kështu që është për detyrë largimi prej saj. Allahut – të Madhëruarit dhe të Lartësuarit – i lutet që ta ngrejë atë që ka zbritur nga dëmi dhe fatkeqësia.
Çka bëjnë ata (që thërrasin në fitne), i marrin paratë dhe hanë e pinë dhe bëjnë tregti me ato para, kurse me mijëra nga të pastrehët nëpër kampe vdesin nga uria dhe sëmundjet, dhe vdesin duke lypur, etj. Fëmijë, gra, burra, të paaftët, dhe shumë e shumë gra kanë ngelur pa mahrem (të afërm), pa familje. Cili është shkaku Allahu ju bekoftë?!
Kjo është ajo që besojmë ne dhe me të cilën e adhurojmë Allahun tani. Është detyrë që të mos shkohet (për luftë) në ato vende (Siri). Porse i lutet Allahut – siç thamë – që ta largojë dëmin që ka zbritur mbi ta.
Nëse do që të bësh diçka për ta, nëse do të japësh sadaka nga pasuria jote, atëherë jepe tek autoritet përkatëse zyrtare në shtet, jo t’ua jepni atyre që ndalen nëpër rrugë dhe xhamia. (Thonë) hajde të mbledhim para…mos u jep, mos i jep askujt. Nëse duhet patjetër që t’u japësh refugjatëve, varfanjakëve, skamnorëve dhe atyre që janë goditur me fatkeqësi në ato kampe të refugjatëve, atëherë duhet që shteti t’i marr këto para dhe nëse shteti do t’i ndihmoj muslimanët atje të cilët janë goditur me dëme, të ketë një autoritet zyrtar që drejtohet nga vet shteti. Nëse do të japësh, atëherë jepua këtyre.
Mos jep lart e poshtë, andej e këtej, kurrsesi. Shumë prej tyre i marrin paratë dhe bëjnë biznes me to dhe trafikojnë. Këto para bien në duart të pabesa dhe të pandershme dhe i luftojnë muslimanët përmes këtyre (parave). I bëjnë qafira muslimanët.
Përktheu: Jeton Shasivari