Abdul-Melik Ramadani është gënjeshtar i madh, i sëmurë, tradhtar – Shejkh Abdullah Bukhari

Autor: Shejkh Abdullah el-Bukhari

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144765

Pyetje:

Prej fjalëve të tyre është (se ata thonë): “Unë prezantoj në mësimet e Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad, Abdu-Rrezak el-Bedër dhe Sulejman Rruhejli, dhe mjaftohem me këtë. Pra, që të jem selefij, a më duhet patjetër që të prezantoj tek Shejkh Ubejd el-Xhabirij, Muhamed ibën Hadij dhe Abdullah el-Bukhari.”?

Përgjigje:

Kush e ka kufizuar se duhet patjetër të…kush ka thënë se patjetër të prezantosh te ky e mos të prezantosh tek ky tjetri?! Kush të ka thënë se Selefizmi kufizohet tek Abdu-Rrezaku, tek Shejkh Abdul-Muhsin dhe tek Sulejmani?! Kush e ka thënë këtë?! Kush ka thënë se dijetarët e Sunetit kanë paralajmëruar kundër tyre?! Pra, mos prezanto tek ky, e prezanto tek ky tjetri, e tek ai tjetri mos prezanto.

Këto janë fjalët e pasuesve të epsheve dhe metodat e tradhëtarve. Do t’i njohësh tradhëtarët?! Janë këta që flasin fjalë të këtilla. Njerëzit e tradhëtisë, të cilët janë njerëzit më të dëmshëm ndaj davetit selefij në këtë kohë, njerëzit më të dëmshëm ndaj davetit, veshin petkun e selefizmit, kurse selefizmi është larg tyre. Allahu të bekoftë.

Tani neve, do t’i ndërrojmë vendet e këtyre fjalëve. Ndërroni vendet e fjalëve të tyre, nëse do t’u thoshit atyre: ne prezantojmë tek Shejkh Ubejdi, Shejkh Muhamed ibën Hadij dhe Abdullah el-Bukhari dhe nuk prezantojmë tek Shejkh Abdul-Muhsin, Abdu-Rrezaku dhe Sulejmani. Andaj, a duhet një selefij patjetër të prezantojë tek ata që të jetë selefij?! Ndërroje vendin e pyetjes. Kuptove? Ata nuk kanë përgjigje – Allahu të bekoftë –!

Ne themi prezanto tek Shejkh Abdul-Muhsin dhe prezanto tek Shejkh Ubejdi dhe prezantoni tek dijetarët e mëdhenj të sunetit, por me një kusht: Fakti që të them të prezantosh tek Shejkh Abdul-Muhsin, nuk do të thotë se çdo gjë që thotë Abdul-Muhsin është hak. Kur themi prezanto tek Shejkh Ubejd, nuk do të thotë se çdo gjë që thotë Shejkh Ubejdi është hak. Ky mund ta thotë të vërtetën dhe mund të gabojë dhe ky tjetri mund ta thotë të vërtetën dhe mund të gabojë. Dhe kështu me radhë. A është e vërtetë?!

Këtë e ke për detyrë që ta dish. Fakti që unë të drejtoj tek Abdul-Muhsin, nuk do të thotë kjo që ti të pranosh çdo gjë që thotë ai. Ndonjëherë e thotë hakun e ndonjëherë e thotë të gabuarën. Po kështu Shejkh Ubejdi, Shejkh Rabij, Muftiu, Feuzani, po kështu… të gjithë, e pranojmë hakun dhe themi se Imam Ahmed ia qëllon dhe gabon. (Imam) Malik ia qëllon dhe gabon, apo jo?! Pse, ata nuk ia qëllojnë dhe gabojnë?

Por ata – Allahu ju bekoftë – kanë grahmë në shpirtrat tyre për shkak të dijetarëve të sunetit dhe po ju zihet fryma. Siç ka thënë njëri nga tradhëtarët e sëmurë, Abdul-Malik Ramadani, i cili thotë: “Ata i kanë shtrydhur dijetarët, i kanë shtrydhur.” Sikur neve jemi në dyqanin e lavanderisë, ëh! “I kanë shtrydhur, dhe nuk kanë nxjerr vetëm se tre dijetarë.” Gënjeshtar! Ka gënjyer dhe ka shpërthyer dhe i është mbyllur goja me argumente këtij gënjeshtari të madh. A keni dëgjuar për këtë Abdul-Melik Ramadanin këtë të sëmurin, të devijuarin?! Ky është ai – Allahu ju bekoftë –.

Ky është ai që thotë se unë pajtohem me Halebiun në librin e tij “Menhexhi i Selefëve” këtë libër të ndyrë e të përlyer, ai (Abdul-Meliku) thotë: “Unë pajtohem me të (Halebiun), porse nuk pajtohem me të për sa i përket kohës.” E lusim Allahun për mirëqenie. Ky është i sëmurë. Ky i cilëson dijetarët e sunetit se ata janë hizbij. Allahu ia preftë gjuhën atij që e thotë këtë fjalë. Allahu u bekoftë. Si dhe fatkeqësi të tjera, nuk është koha tani (për të folur, sh.p).

Atyre po ju zihet fryma – Allahu ju bekoftë –, dhe po i përsërisin këto fjalë. Këto fjalë i thonë disa zogj në ndenjja të veçanta dhe u fryjnë nxënësve dhe ikin, që të përfundojë tek ata ngjarja e tradhëtisë dhe të përhapet ideologjia e tradhëtisë dhe tradhëtarëve. Ata duan të nxjerrin të rinj selefij kështu: të rinj që nuk e ndihmojnë sunetin, që anojnë nga bidatet, tradhëtarë ndaj hakut dhe pasuesve të hakut, ndihmues për pasuesit e epsheve, sharës ndaj Ehli-Sunetit. Kështu shkon i riu, pastaj thotë: “Unë jam selefij”, kurse ai është i vdekur sikur ai që ka ngelur në mes të rrugës, as që ka arritur tek vendi i dëshiruar e as që e ka mëshiruar kafshën e tij të udhëtimit.

E lusim Allahun për mirëqenie. Siç thuhet (në një fjalë të urtë): “Këtë marifet e kemi njohur prej kohësh.”

Prej Allahut kërkojmë ndihmë.

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...