BAZA DHE RREGULLA Të METODOLOGJISë SELEFIJE

Ai që thotë se më ka thënë filani dhe nuk e tregon trasmetuesin, ai është kedhab

Shejkh Muhamed el-‘Anxheri


Dëgjimi i lajmeve (rreth një personi) pa argumente dhe fakte të qarta është padrejtësi. Që të thuhet se “filani tha kështu”, ashtu siç thotë ndonjëri prej tyre dhe thotë se “unë them kështu e kështu”. Kur ky person thotë: “Ka thënë.” Thuaj atij: “Sille kasetën, apo sille librin që ta vërtetojë këtë pretendim.”

Por ama që t’i mveshësh diçka një personi duke mos sjellur fakte të qarta dhe të thuash: “Më është thënë mua apo më ka thënë mua një thikat (njeri i besueshëm),” pa mos i përmendur ato thikat! Na i tregoni trasmetuesit tuaj.

Mos e bëj çështjen të paqartë. Është obligim që të sjellësh citimin. Ti tani po flet për nderin e njerëzve, atëherë patjetër të sjellësh argumente dhe fakte të qarta. Ai që pretendon (diçka) e ka për obligim të sjell argumente të qarta. Ky është gjykimi.

إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ

“Gjykimi i takon vetëm Allahut.” Jusuf, 40

Gjyko me Sheriat në fjalët e tua. Ma sill argumentin (duke e përmendur) trasmetimin e thikat-it: filani, i biri i filanit, i biri i filanit, ose kasetë ose libër. Nëse nuk mundësh të vish me këtë, atëherë ti je kedh-dhab (gënjeshtar). Nëse ti nuk mundesh ta sjellësh atë (argumentin), atëherë ti je kedh-dhab, me gënjeshtër të qartë, që nuk ka hapesirë për interpretim. Thuaj: filani, i biri i filanit. Përndryshe llogaria ime me të gjithë ata që flasin është para Allahut. Unë dua nga veprat e tyre të mira (Ditën e Gjykimit), unë kam nevojë në atë gjendje.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...