BAZA DHE RREGULLA Të METODOLOGJISë SELEFIJE

Allahu e ka mallkuar atë që strehon një bidatçi – Shejkh Uthejmin

Allahu e ka mallkuar atë që strehon një bidatçi

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139997

 

 

لَعَنَ اللَّهُ مَنْ آوَى مُحْدِثًا

“Allahu e ka mallkuar atë që strehon një muhdith (bidatçi, kriminel, zullumqar, dëmtues).” [1]

Kjo fjalë është e gjerë.

Ai që bën krime në fe (shpik bidate), ai që bën krime duke i dhunuar njerëzit, kjo përfshin çdo gjë. Ajo që duket nga ana e jashte është se hadithi është i përgjithshëm.

 

Për shembull: bidatçiu, një person e strehon atë, fillon ta ndihmojë dhe e mbron atë, dhe në qoftë se çështja e tij arrin tek prijësi, ai shkon të ndërmjetësojë për të, si dhe gjëra të ngjashme. Ose nëse bidatçiu fshihet, ai e merr atë brenda dhe e strehon atë. Për këtë person themi se me të vërtet ai është i mallkuar. Lusim Allahun për mirëqënie.

 

 

Gjithashtu personi që i dhunon njerëzit duke i dhunuar në rrugë, pastaj strehohet tek ndonjë person, vërtet ai është i mallkuar.

Po ashtu ajo që quhet sot nëpër shtete si “azil politik.” Personi është kriminel në vendin e tij, keqbërës, i dëmshëm. Ai kërkon strehim tek një shtet dhe ai e strehon atë dhe kjo quhet azil politik. Kjo po ashtu futet tek ky hadith.

 

[1] Transmeton ‘Alij Ibën Ebi Talib – radij-Allahu ‘anhu – nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

 

لَعَنَ اللَّهُ مَنْ ذَبَحَ لِغَيْرِ اللَّهِ وَلَعَنَ اللَّهُ مَنْ آوَى مُحْدِثًا وَلَعَنَ اللَّهُ مَنْ لَعَنَ وَالِدَيْهِ وَلَعَنَ اللَّهُ مَنْ غَيَّرَ الْمَنَارَ

“Allahu e ka mallkuar atë që i bën shirk Allahut, Allahu e ka mallkuar atë që strehon një bidatçi, Allahu e ka malluar atë që mallkon prindërit e tij, Allahu e ka mallkuar atë që ndërron kufijtë (sinorët) e tokës.” Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij (1978).

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...