Shejkh Salih el-Feuzan
http://www.ajurry.com/
![]()
Pyetje: Cila është kundërpërgjigja për atë që thotë se njerëzit në këtë shtet janë në një mjedis teuhidi dhe janë në një natyrshmëri të pastër, atëherë përse (njerëzit) të merren me nxënien e dijes?
Përgjigje nga Shejkh Feuzan: SubhanAllah! Do të thotë se janë të sigurt nga shirku, askush nuk është i sigurt për veten e tij, Ibrahimi alejhi selam, ka thënë:
وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَنْ نَعْبُدَ الأَصْنَامَ
“Më mbro mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.” (Ibrahim, 35)
Ai (Ibrahimi) pati frikë për veten e tij, edhe pse ishte ai i cili i theu idhujt dhe u hodh në zjarr për shkak të kësaj, megjithatë ai pati frikë për veten e tij. Dhe shkaku ishte:
إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيراً مِنْ النَّاسِ
“Vërtet ata i kanë lajthitur shumë prej njerëzve.” (Ibrahim, 36)
Fitne, Allahu na ruajtë. Asnjë nuk është i siguruar për veten e tij nga shirku. Dhe nuk mjafton që të thuash: Unë jam mu’uahid dhe unë nuk bëj shirk. Nëse nuk e njeh shirkun do biesh në të.
Duhet patjeter ta mësosh shirkun, cilët janë llojet e shirkut në mënyrë që t’i shmangësh ato. E mos lëvdo veten e të thuash se unë jam i mbrojtur, dhe unë… Kanë devijuar ata që ishin më të medhenj se ti, lajthitën dhe devijuan.
Ki frikë nga fitneja o vella. Fitneja është e madhe në këtë kohë, siç e dini fitnet në këtë kohë janë të mëdhaja dhe të llojllojshme dhe fitneja i shkon njerëzve në shtëpi kurse ata janë në shtretër në shtëpitë e tyre, ata i kanë mbyllur dyert kurse fitnet futen tek ata permes mediave mizore, siç e dini. Kështu që fitnet janë të mëdha dhe nuk është askush i siguruar për veten e tij, dhe mos lavdëro veten tënde dhe mos ji i sigurt për veten tënde. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari