![]()
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
فَاللَّـهُ خَيْرٌ حَافِظًا وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ
“Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve.” [Jusuf, 64]
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّـهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا ﴿٩٣﴾
“Kushdo që vret një besimtar me dashje, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” [en-Nisaa`, 93]
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اتَّبَعُوا مَا أَسْخَطَ اللَّـهَ وَكَرِهُوا رِضْوَانَهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ ﴿٢٨﴾
“Atë (dënim e merituan), sepse ata shkuan mbas gjërave që e zemërojnë Allahun dhe urryen ato që e kënaqin Atë, e kështu, Ai ua asgjësoi atyre veprat.” [Muhammed, 28]
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
فَلَمَّا آسَفُونَا انتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِينَ ﴿٥٥﴾
“Kur na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i mbytëm të gjithë.” [ez-Zukhruf, 55]
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
وَلَـٰكِن كَرِهَ اللَّـهُ انبِعَاثَهُمْ فَثَبَّطَهُمْ وَقِيلَ اقْعُدُوا مَعَ الْقَاعِدِينَ
“Por Allahu e urreu daljen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të rrinë (në shtëpitë e tyre)!” [et-Teubeh, 46]
Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:
كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّـهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ ﴿٣﴾
“Shumë e urryer është për Allahun që të thoni atë që nuk e veproni!” [Saff, 3]
Ka ajete të tjera të shumta. Dhe të gjitha këto ajete pohojnë Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala –, të cilat janë ashtu siç i kanë hije Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa.
Këtu Allahu ka pohuar që Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka asgjë tjetër, ashtu siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
اللَّهُمَّ أَنْتَ الْأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيْءٌ وَأَنْتَ الْآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيْءٌ وَأَنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيْءٌ
“O Allah, Ti je i Pari, para Teje nuk ka asgjë tjetër! Ti je i Fundit, mbas Teje nuk ka asgjë tjetër! Ti je i Qarti, mbi Ty nuk ka asgjë tjetër!”
Po kështu janë edhe ajetet e cilësisë së dijes, të cilat i përmendëm më parë, mes të cilave është Fjala e Allahut:
وَهُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
“Dhe Ai është më i Dituri, më i Urti.” [et-Tahriim, 2]
Ai ka thënë:
لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّـهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّـهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا
“Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” [et-Talaak, 12]
Te këto ajete pohohet cilësia e dijes dhe urtësisë. Gjithashtu, është Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:
أَنَّ اللَّـهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
“Me të vërtetë Allahu është i Plotfuqishëm dhe shumë i Urtë.” [el-Bekarah, 209]
Gjithashtu, është Fjala e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – tek ajeti tjetër:
إِنَّ اللَّـهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ ﴿٥٨﴾
“S’ka dyshim që Allahu është Ai që furnizon gjithkënd dhe është i Plotfuqishëm.” [edh-Dharijat, 58]
Pra, Ai pohoi te ky ajet se Ai është Furnizuesi dhe Ai është i Fuqishmi, pra pohoi furnizimin dhe fuqinë.
Gjithashtu, në ajetet që përmendëm më përpara pohohej cilësia e dëshirës.
Pra, është obligim që të besohen të gjitha cilësitë që u përmendën në ajetet e mëparshme, të cilat i dëgjuam, kur lexuam Fjalët e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa. Duhet të besohet se ato janë ashtu siç i ka hije Atij, sepse Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka asgjë, Ai është i Fundit, mbas të Cilit nuk ka asgjë, Ai është i Qarti, mbi të Cilin s’ka asgjë, Ai është i Fshehti, nga sundimi i të Cilit nuk del asgjë! I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartë është Ai!
Pra, Ai vet ka pohuar në këto ajete cilësinë e dijes dhe urtësisë dhe po ashtu, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – pohoi për Veten e Tij se:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]
Prandaj, asnjë dëgjues nuk i afrohet cilësisë së Tij të dëgjimit, sepse i Madhërishmi dhe i Larti është i Përsosur.
Gjithashtu, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – pohoi për Veten e Tij cilësinë e fuqisë, në Fjalën e Tij:
لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّـهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّـهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا
“Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” [et-Talaak, 12]
Pra, këtë fuqi e ka pohuar Allahu për Veten e Tij, të cilën e kemi obligim që ta besojmë, që Allahu është i Fuqishëm.
Vazhdon in sha Allah …
Përktheu: Alban Malaj