Autor: Shejkh Ebu ‘’Umer Usameh ‘Ataja el-‘Utejbij
![]()
Thotë pyetësi: Ç’gjykim ka praktikimi i sportit “Joga”?
Përgjigje: Nëse (praktikuesi i këtij sporti) është xhahil, ai duhet të mësohet. E nëse ai ka akijden e atyre (që praktikojnë Joga-n), sepse sporti Joga në të vërtetë është adhurim – që mendoj se i dedikohet Diellit -, dhe ky është prej adhurimeve të shirkut. Ata e praktikojnë këtë në pamje të jashtme si sport, mirëpo ajo është prej ritualeve të adhurimit tek mushrikët. Kështu që, Joga është harram dhe është prej shirkut. Mirëpo kush është xhahil dhe pasues i verbër, duhet të mësohet dhe t’i bëhet e qartë (e vërteta e Joga-s). E nëse e bën prapë mbasi që të mësohet, duke e patur si akijde, ai ka bërë kufër. E nëse e bën thjesht për sport, ai është fasik (i prishur), dhe është frikë për të se mund të jetë qafir. Prandaj bëni kujdes këtu, Allahu u ruajt.
Dhe Allahu e di më së miri.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj