KURANIJUNëT

Çfarë gjykimi ka ai që e mohon sunetin duke pretenduar se duhet të mjaftohemi vetëm me Kur’an?! – Shejkh Abdul’Aziz Ibn Baz

?Pyetje: Shejkh i nderuar, fole për obligueshmërinë e pranimit të Kur’anit dhe Sunetit, dhe se është gjendur një xhemat që quhet “Kur’anijjun”, çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne ndaj tyre?

?Përgjigje: Ashtu siç edhe folëm më parë, ata nuk janë Kur’anijjun, por janë gënjeshtarë, armiq të Kur’anit. Sepse Kur’ani ka urdhëruar për pranimin e Sunetit dhe ka urdhëruar për bindjen ndaj të Dërguarit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, kështu që kush e mohon Sunetin në realitet ka mohuar Kur’anin. Po ashtu kush e kundërshton të Dërguarin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – në të vërtetë ka kundërshtuar Kur’anin.

Prandaj, ata nuk janë Kur’anijjun, por janë kundërshtarë të Kur’anit, janë ateistë, të humbur, madje janë qafira me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.

Ai që e mohon Sunetin dhe nuk punon me të duke pretenduar se punon vetëm Kur’an, ai është gënjeshtar dhe në realitet nuk punon me Kur’an. Ai është i devijuar dhe devijues, është qafir me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.

 

?Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...