Profeti – alejhis-salaatu ues selaam – u pyet:
“Cilët agjërues kanë shpërblimin më të madh?”
Kurse ai u përgjigj: “Ata që bëjnë më shumë dhikër për Allahun.”
Dhe ky është argument se agjëruesit – për sa i përket shpërblimit të agjërimit – janë në grada të ndryshme, në varësi të dhikrit që bëjnë ata për Allahun.
Pse? Sepse agjërimi, namazi dhe të gjitha veprat e mira në përgjithësi, është e ligjëruar që në to të bëhet dhikër për Allahun.
A janë njësoj – në marrjen e shpërblimit të agjërimit – ai që bën dhikër për Allahun dhe ai që është i shkujdesur ndaj dhikrit? Jo, pasha Allahun!
Përktheu: Umm ‘Akil