Cili është Shirku i fshehtë apo Shirku i vogël?

Shejkh bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/9731

Pyetje:

Cili është shirku i fshehtë apo shirku i vogël?

Shejkh bin Baz:

Ajo që është në zemër nga syefaqësia (rrija) quhet (shirk) i fshehtë. Rasti i atij që falet që ta shohin të tjerët, lexon (Kuran) që ta shohin njerëzit, apo bën tesbih (subhanAllah) që ta lavdërojnë atë, apo jep sadaka që ta lavdërojnë atë dhe nijeti i tij është që të bjerë në sy të të tjerëve. Këtij i thuhet Shirk i fshehtë.

Shirku i vogël quhet edhe Shirk i fshehtë, nëse dikush thotë: “Sikur të mos ishte Allahu dhe filani,” “Kjo është nga Allahu dhe filani,” kjo quhet Shirk i fshehtë dhe Shirk i vogël. Po ashtu, edhe betimi në dikë tjetër pos Allahut apo betimi në Pejgamberin apo në babanë tënd, apo në nderin tënd, e gjithë kjo është Shirk i vogël. Dhe quhet Shirk i fshehtë ngase ai u fshihet disa njerëzve. Po ashtu (betimi) në besë është Shirk i fshehtë, ngase betimi në besë, apo në jetën e filanit, në Pejgamberët, në babanë tënd – e gjithë kjo është Shirk i fshehtë dhe i tëri është Shirk i vogël, dhe të gjitha janë harram; nuk lejohen.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...