Autor: Shejkh Muhamed el-‘Anxherij
Burimi: ar.alnahj.net/audio/2228
![]()
Me Emrin e Allahut! Të gjitha lavdet janë për Allahun, kurse lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, Allahu e lavdëroftë dhe i dhëntë paqe atij, si dhe Familjes së tij dhe Shokëve të tij.
Ka shkruajtur sot, më datë 3 Safar 1437 (hixhrij), ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, në llogarinë e tij në “twitter”, një titull, ku ka thënë:
“Medkhalitë dhe ISIS janë dy anë të së njëjtës monedhë.”
Dhe ka thënë gjithashtu:
“Medkhalitë i atribuohen Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij, i cili është koka e këtij grupacioni që i bëjnë njerëzit bidatçij.”
Unë them: Kjo është shpifja ndaj dijetarëve të Ehli Sunetit, siç e ke zakon ti o ‘Abdurr-Rrahman. Me të vërtetë ky zemërim dhe ky shkrim fsheh disa kuptime, e këto kuptime i ka zbuluar ky Imam, Rabij’ Ibën Hadij, atëherë kur ai sqaroi realitetin e këtyre pretendimeve, pretendimeve të xhemateve Islamike politike, të cilat u ndikuan nga metodologjia e Sejjid Kutbit, për këtë arsye ti u ktheve kundër këtij dijetari të madh, edukatorit Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij.
Mirëpo, përpara se të vazhdoj më tej në këtë çështje, dua që të bëj një prezantim: Kush është ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik dhe a ka ndryshim midis ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik dhe ISIS?
Unë them: Nuk ka ndryshim, dhe ai që akuzon e ka detyrë që të sjellë argumentin.
‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik thotë në librin e tij “el-Usul el-‘Ilmijeh…”, dhe nuk dua ta plotësoj titullin e tij, sepse ai është i rremë, nuk e meriton kuptimin titulli me të cilin është quajtur ky libër, prandaj them: “el-Usul el-‘Ilmijeh li-‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik”. Në faqen 26 ai thotë për umetin, për umetin e Islamit në kohën e sotme, në Saudi, në Kuvajt, në Egjipt, në Siri, në Irak, në çdo vend Islam, në Pakistan etj. Çfarë thotë ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik për këtë umet? Thotë tekstualisht:
“Kjo është rrideh (dalje nga feja) kolektive, e frikshme në popujt Islamik.”
Ai mendon se popujt Islamik kanë dalë nga Islami, domethënë kanë dalë nga Islami në kufër, Allahu na ruajt! Mund të thotë dikush: “Jo, unë s’mendoj se ai ka këtë kuptim për qëllim.” Kurse unë them përkundrazi, ai ka për qëllim këtë fjalë, dhe po përmend disa nga fjalët e tij që e qartësojnë këtë kuptim.
Ai thotë në librin e tij “Aduaa` ‘ala euda’ina es-sijasijjeh”, në faqen 76:
“Me të vërtetë zbatimi i gjykimit ndaj murrtedit (atij që del nga Islami) ka mbetur shumë mbrapa në kohë; sepse shoqëria me të gjitha ndasitë e saj po jeton në një rrideh të vërtetë, me përjashtim të atyre që i ka ruajtur Allahu, porse ata që janë të ruajtur janë të pakët, dhe nuk po e zmadhojmë.”
Mbaroi fjala e tij. Nuk po e zmadhojmë do të thotë nuk po e ekzagjerojmë, domethënë pikërisht ky është realiteti.
Shiko çfarë metodologjie ka ky njeri. Çfarë ndryshimi ka midis ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik dhe ISIS? Këto janë citate (nga libri i tij). ‘Abdurr-Rrahmani nuk ka mundësi që ta sqarojë këtë realitet të cilin e ka shkruajtur në librat e tij.
Madje ai vetë ka thënë në debatin e inçizuar, për shtetin e Kuvajtit:
“Kur hyra në Kuvajt, në vitin 1965, natyrisht dihet se si ka qenë gjendja e Kuvajtit atë kohë (domethënë në vitin 1965), që ishte një vend shumë larg Islamit dhe ishte një vend që në realitet e kishte këputur lidhjen e tij me Islamin.”
Dhe ai thotë:
“Kur erdha në Kuvajt, u fala në disa xhami, por nuk pash asnjë djalosh që të falej.”
Shiko çfarë metodologjie ka ky njeri, domethënë i bie sikur njerëzit e Kuvajtit nuk faleshin! O gënjeshtar! Këtu ka njerëz të gjallë, dhe unë mund të të sjell njëmijë dëshmitarë që kjo fjalë është gënjeshtër ndaj popullit Kuvajtian dhe ndaj xhamive të popullit të Kuvajtit, të cilat mbushen me namaz falës, lavdi Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa.
Kjo është metodologjia e ‘Abdurr-Rrahmanit. Unë do ta bëj të qartë për ju realitetin e këtij njeriu, i cili sulmon dijetarët dhe imamët e Ehli Sunetit, një prej të cilëve është dijetari i madh, Rabij’ Ibën Hadij, i cili e ngriti lart flamurin e Hakut para fytyrave të bidatçijve, pasuesve të epsheve, xhemateve të tekfirit dhe xhemateve të kryengritjes së armatosur, prandaj ai është në armiqësi me këtë dijetar të madh, me këtë imam.
‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik thotë tekstualisht:
“Nëse udhëheqësi ndalon nga kryerja e obligimit, atëherë bëhet obligim për individët e Umetit që ta kryejnë këtë obligim.”
Çfarë ka për qëllim ai këtu? Ai ka për qëllim xhihadin, ka për qëllim zbatimin e masave dhe dënimeve ndëshkimore. Shikoni në thirrjen e tij që është thirrje e khauarixhëve. Kjo është teza e ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik. Unë nuk di asnjë dijetar të Ehli Sunetit që të ketë thirrur në këtë gjë, përveç ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, ISIS dhe Sejjid Kutb.
‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik ka shkruajtur një seri (shkrimesh) në revistën Kuvajtiane “el-Furkan”, ku thotë se:
“Lufta në Bosnjë dhe Herzegovinë është për të rinjtë e Umetit.”
Ai këtu u bën thirrje të rinjve të Umetit dhe u thotë:
“Luftimi atje është farz ajn (obligim individual) dhe nuk është detyrë që të marrësh lejen e prindërve.”
Ai e ka thënë këtë në një seri shkrimesh, tek e para, e dyta, e treta, e katërta dhe e pesta, ku i nxit të rinjtë dhe thotë:
“Xhihadi në Bosnjë dhe Herzegovinë është farz ajn.”
Kurse ai vet rri rehat në shtëpinë e tij në Kuvajt. Pastaj, në numrin e fundit të serisë, ai thotë:
“Kurse unë vet po rri, kërkoj ndjesë dhe i kërkoj falje Allahut – ‘Azze ue Xhel-le.”
Kjo është metodologjia e ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik: u bën thirrje të rinjve që të shkojnë në Xhihad, shkruan me dorën e tij, pastaj thotë:
“Kurse unë për veten time nuk shkoj dhe as nuk kam për të shkuar, por do të qëndroj. Kurse sa u takon juve o të rinjtë e Umetit, ai për ju është farz ajn që të shkoni në Bosnjë dhe Herzegovinë. Kurse unë, ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, jo, unë do të qëndroj këtu.”
Atij nuk i vjen turp! Allahu Ekber!
أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنْسَوْنَ أَنْفُسَكُمْ
“Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e vetet tuaja po i harroni?” [el-Bekarah, 44]
Allahu Ekber!
كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ
“Shumë e urryer është tek Allahu që ju të thoni atë që nuk e veproni.” [Saff, 3]
Ti o ‘Abdurr-Rrahman doje të nxirrje në shesh atë që ke në zemrën tënde ndaj këtij dijetari të madh, i cili demaskoi dhe sqaroi gjendjen e atyre që janë si puna jote, të cilët u bënin thirrje të rinjve që të shkonin në xhihad e në luftë, të cilët i ftonin të rinjtë tek librat e Sejjid Kutbit, i inkurajonin ata që t’i lexonin këto libra që thërrasin për rebelim kundër prijësave, për rebelim kundër shoqërisë dhe popujve të tyre. Po! Unë nuk po shpif, sepse je ti ai që ke thënë:
“Me të vërtetë zbatimi i gjykimit ndaj murrtedit (atij që del nga Islami) ka mbetur shumë mbrapa në kohë.”
Përse? Shiko çfarë thotë ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik me shkrimin e tij, me akijden e tij dhe me menhexhin e tij, pikërisht kjo është feja e ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, sepse ai thotë menjëherë mbas kësaj:
“…sepse shoqëria me të gjitha ndasitë e saj po jeton në një rrideh të vërtetë, me përjashtim të atyre që i ka ruajtur Allahu, porse ata që janë të ruajtur janë të pakët, dhe nuk po e zmadhojmë.”
Kështu që, çfarë ndryshimi ka midis thirrjes së ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik dhe ISIS?! Ti je ISIS-st o ‘Abdurr-Rrahman, ti je ai që ua ke hartuar këtë rrugë të rinjve, ti je një prej shkaqeve të atentatit në Francë, ti je një prej shkaqeve të kësaj që po ndodh në Egjipt, ti je një prej shkaqeve të kësaj që po ndodh në Siri, në Irak, në Libi dhe në të gjitha këto vende. Ti je ai që e hartoi këtë metodologji. Ti je ai që u ke shërbyer dhe ke vendosur parimet e tekfirizmit, tek të cilat të ka paraprirë Sejjid Kutbi.
Unë nuk them ashtu siç thua ti, në disa shkrime të tuat: “Ky është një lapsus”.
Ky nuk është lapsus, ky parim i vendosur nga ty. Mos thuaj lapsus! Ti vazhdimisht llomotit duke thënë për këtë shejkh, këtë imam, këtë dijetar të madh, Rabij’ Ibën Hadij, se ai shikon lapsuset. Po a janë lapsuse këto (që ke ti)? Shiko realitetin, këto s’janë lapsuse, kjo është metodologji, kjo është akijde, ky është rregull, ky është parim. Ti kërkon që të rinjtë të shkojnë në xhihad, ti kërkon që të rinjtë të besojnë se shoqëritë (Islame) janë qafire, me përjashtim të një pakice që e ka mëshiruar Allahu, siç e the ti. Ti kërkon që të rinjtë të zbatojnë masat ndëshkimore, nëse udhëheqësi i ndalon. Qysh do të jetë shteti i Islamit? Rezultati: ISIS.
Kështu që, me të vërtetë unë them se ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik dhe ISIS janë dy anë të së njëjtës monedhë, me argument dhe fakt.
Kurse sa i përket fjalës tënde, që dijetari i madh, edukatori, Rabij’ Ibën Hadij, bën tebdij’ mbi xhematet Islamike, ti ke për qëllim xhematet e Sejjid Kutbit! Ti ke për qëllim xhematet e Ikhuanëve! Ti ke për qëllim thirrjet politike-islamike, të cilat synojnë që të arrijnë një post në udhëheqje dhe pushtet, si dhe të arrijnë vendim-marrjen politike. Ky është rebelim, pa pikë dyshimi. Ti do revolucione, ti do gjak, ti do të vrarë në çdo vend. Dhe kushdo që iu kundërvihet këtyre thirrjeve të kota tekfiriste, ti e portretizon atë si të keq, ashtu siç i portretizon dijetarët e Sunetit.
Cili është qëndrimi yt o ‘Abdurr-Rrahman – dhe shpresoj që të tregohesh i sinqertë, porse unë e di që t’i fshihesh tek këto çështje – ndaj fjalës së Shejkh Nasiruddin Albanit në lidhje me xhematet dhe hadithin e Hudhejfes – radij-Allahu ‘anhu ?
Cili është qëndrimi i ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik ndaj fjalës së shejkhut, edukatorit, imamit, ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz, në pohimin e tij që metodologjia dhe ideologjia e xhematit të Ikhuanëve, si dhe metodologjia dhe ideologjia e xhematit të Tabligëve nuk janë prej Ehli Sunetit dhe Xhematit? Çfarë ke për të thënë për fjalën që ka thënë muhadithi, imami, el-Albanij? Cili do të jetë qëndrimi i ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik?
Pra, çështja nuk qëndron te Rabija! Çështja qëndron te Shejkh Rabij’, te Shejkh Ibën Baz, te Shejkhul-Albanij, te Shejkh Ibën ‘Uthejmin! Ti nuk je i kënaqur me metodologjinë e dijetarëve të Sunetit, prandaj e nxore atë që mban në zemër, me një gjuhë që s’ka asnjë argument e asnjë fakt.
Mirëpo dëgjuesi i kësaj audioje i dëgjoi shumë mirë argumentet dhe faktet e qarta që nxjerrin në shesh realitetin e metodologjisë së ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik ndaj shoqërive dhe popujve Islamikë; dhe ajo është një metodologji që përputhet tamam me rrymën e ISIS dhe xhematin Al-Kaida.
Unë them: Ti i thërret njerëzit në revolucione, ti i thërret njerëzit në demonstratë dhe në konflikte të përgjakshme, kjo është thirrja e ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik. Ti i thërret njerëzit në xhihad dhe thua se ai është farz ajn, kurse ti vet rri ulur në shtëpinë tënde. Ti shkruan me dorën tënde një seri artikujsh, dhe thua në numrin e fundit të serisë:
“I kërkoj falje Allahut, se unë për vete po rri, kurse ju të rinjtë e Kuvajtit, ju të rinjtë e Saudisë, Libisë, Algjerisë, ju o Muslimanë në çdo vend e keni farz ajn që të shkoni, e mos shikoni babanë dhe as mamanë.”
Shikoje fjalën e ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik, edhe pse ‘Abdurr-Rrahmani vet rri në shtëpinë e tij dhe e pranon këtë në artikullin e tij. Allahu na ruajt nga kjo rënie!
Imam Nasiruddin el-Albanij, Imam Ibën ‘Uthejmini, Imam Ibën Bazi e kanë nxjerrë në shesh rrezikun e xhemateve politike-islamike, e kanë nxjerrë në shesh rrezikun e xhematit të Ikhuanëve, e kanë nxjerrë në shesh rrezikun e thirrjes së Sejjid Kutbit, e kanë nxjerrë në shesh rrezikun e xhematit Tablig; kështu që, a mos janë ata “Khauarixhë ndaj davetçijve” – siç thua ti – dhe “Murrxhia me pushtetarët”?! Ky është realiteti i thirrjes së ‘Abdurr-Rrahman ‘Abdul-Khalik.
Unë them: Lus Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – që t’u japë jetë të gjatë dijetarëve të Sunetit, siç është dijetari i madh, edukatori, Rabij’ Ibën Hadij, siç është dijetari i madh, edukatori, Shejkh el-Feuzan, si dhe dijetarët e tjerë të Ehli Sunetit. Unë lus Allahun që t’i bëjë ata të palëkundur, si dhe lus Allahun që t’u japë atyre sukses dhe saktësi.
Kjo armiqësi e jotja është veçse si shkak i asaj që ti e fsheh përbrenda vetes tënde o ‘Abdurr-Rrahman.
I them këto fjalë dhe lus Allahun që të më falë mua dhe juve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj