VIRTYTET E HADITHIT DHE DIJETARëVE Të HADITHIT

Disa vargje për Luanin e Selefizmit, Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Nga Shejkh ‘Abdus-Selam Aali ‘Abdul-Keriim el-Berxhes rahimehullah

http://www.burjes.com/burjes_article007.php


 

Për ty kam mall o Ebu Enes,

I çiltër në fjalë, njeri me bes,

 

Cilësitë e larta moralit tënd i japin drit

të vërtetën e thua, mishëron çdo virtyt,

 

Pasha Zotin tim, ndaj hizbive ai është luan,

S’ka dyshim, të dalë para tij kujt ia mban,

 

Ai është shembull për çdo Sunij

Dhe vlerat e tij gjithkush i di.

 

A e harrove qëndrimin e tij në Luftën e Gjirit,

Saqë nga fuqia e tij u shkrinë shkëmbinjtë e Nexhdit,

 

Hizbijet i mundi dhe shtyllat e epshit i ka rrëzuar,

Dhe shpata e Sheriatit në dorën e tij është përherë e praruar.

 

Tek Haku me dije, fuqi, logjikë e trimëri,

Gjithmonë i ndihmuar është nga i Lartësuari,

 

Ata thanë se ai thirrësat i fyen,

Themi: sillni dëshmi, kritikën e tij s’ka kush e thyen!

 

Argumentet e tij janë shumë të fuqishme,

Sikur uji që vlon, për hizbitë janë të pagëlltitshme.

 

E kur ka qenë ndonjëherë refuzimi dijetarëve sharje?

Por s’është gjë kjo fjalë veçse marrëzi e shkarje.

 

A është mbrojtja e prijësave tanë padrejtësi?

A nuk është ajo fjalë e një mjerani i njohur për tradhëti?

 

Mbrojtja e prijësave për Allahun është e dashur,

Respektimi i tyre është nder e jo gjë e poshtër.

 

Në Kur’an e në Sunet prijësat kanë merita,

Dhe shpatat e tyre ndaj bidatçijve janë të mprehta.

 

Për robërit e Allahut në tokën e Tij ata janë mbështetje,

Gjatë fitneve të mëdha atyre u dalin në mbrojtje.

 

Nëse armiku nuk e njeh rrugën tonë,

Le ta dije se dashuria për prijësat është prej Fesë sonë.

 

Përktheu Alban Malaj

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...