Autor: Shejkh Usameh el-Utejbi
Burimi: http://m-noor.com/showthread.php?t=16935
![]()
Pyetje: Shejkhu jonë i nderuar, Allahu të shpërbleftë me të mira dhe bëftë dobi përmes jush. Desha të pyes se a ekziston ky hadith:
“Një njeri erdhi te i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe iu ankua për varfërinë që kishte, e ai i tha “martohu.” Pas një kohe, ai përsëri u kthye dhe iu ankua për varfërinë që kishte, e ai i tha sërish që të martohej, derisa erdhi për herë të tretë, dhe tani e tutje gjendja e tij ndryshoi për të mirë.”
Çfarë grade ka ky hadith në qoftë se ekziston?
Përgjigje: Ky hadith me këto fjalë, nuk ka bazë. Por Khatibi në “Tarikhul-Bagdad” e transmeton nga Xhabiri se ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe iu ankua për varfërinë që kishte, e ai e urdhëroi të martohej.” Ky hadith është i dobët. Në (zinxhirin) e këtij hadithi është Seid bin Muhamed el-Medenij, hadithi i të cilit nuk është gjë (nuk merret parasysh), siç ka thënë Ebu Hatim.
Allahu e di më së miri.
23/4/1437 Hixhrij
Përktheu: Jeton Shasivari
بيان ضعف حديث الرجل الذي جاء يشكو الفقر فأمر بالزواج
شيخنا الفاضل جزاك الله خير ونفع بكم
أحببت أن أسأل هل يوجد حديث بان رجل اتى الرسول صلى الله عليه وسلم يشكو الفقر فقال تزوج ومن ثم رجع اليه بعد فترة وشكى الفقر وقال له تزوج حتى الثالثة ومن ثم تغير حاله الى الأحسن
وما درجته ان وجد
الجواب
لا أصل له بهذا اللفظ.
لكن روى الخطيب في تاريخ بغداد من حديث جابر قال: “جاء رجل إلى النبي صلى الله عليه وسلم يشكو إليه الفاقة فأمره أن يتزوج“. وهو حديث ضعيف فيه سعيد بن محمد المدني ليس حديثه بشيء كما قال أبو حاتم.
والله أعلم
23/ 4/ 1437هـ