Autor: Shejkh Abdullah bin ‘Abdu-Rrahim el-Bukhari
![]()
Unë them se ky dyshim qarkullon gjithmonë: “Përse nuk bëtë kështu, atëherë ne do t’ia bëjmë kështu.” A nuk thanë për Muftiun e nderuar (të Arabisë Saudite), përse nuk e shpallni bidatçi sepse ai e ka lavdëruar Sejid Kutubin?! E kanë thënë! A nuk është e vërtetë!
Në rregull. A besohet dhe a mendohet për të (Muftiu) se ai e thotë atë që ka thënë Sejid Kutubi?! E ato që thotë ai janë: uahdetul-uxhud, sharja e një grupi të sahabëve, të folurit keq për Uthmanin, të folurit keq për disa Pejgamberë të Allahut. A i thotë (muftiu) këto?! uAllahi, sikur t’i kishte thënë këto, do të konsiderohej si Sejid (Kutubi).
Por, kjo është shumë larg tij, përkundrazi, ajo që është transmetuar nga ai është në kundërshtim me këto (që ka thënë Sejid Kutubi). Madje, kur ai u pyet për disa fjalë të Sejid Kutubit para se ta dije se kush i ka thënë këto, i ka qortuar ato dhe i ka refuzuar me ashpërsi të madhe. A është e qartë?!
Pra, ai (muftiu) është një njeri sikur njerëzit e tjerë të dijes, i cili ia qëllon dhe gabon. Ne themi: këtu, në këtë përgjigje, ka gabuar dhe nuk shkojmë përtej kësaj. Kjo është gabim, e arsyetojmë atë, ka bërë ixhtihad dhe nuk ia ka qëlluar. Mbaruam me kaq.
Kurse pasuesit e epsheve, të cilët e mbrojnë Sejid Kutubin siç është Sefer (Hauali) dhe të ngjashmit me të, këta jo! Nuk i arsyetojmë këta sepse parimet e tyre bazohen tek kjo rrugë, dhe ata (Sefer Hauali dhe Selman el-Audeh) nuk e mbrojtën atë përveç se duke e ndihmuar këtë medh’heb të prishur, medh’hebin e tekfirit në të cilin bazohet Sejid Kutubi dhe xhemati i tij. E kuptuat?! Allahu ju bekoftë.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton shasivari