TË NDRYSHME

Emrat dhe nofkat e Pejgamberit – Imam Albani

Burimi: Sahihu Sirati en-Nebeuijjeh, fq. 9

 

Ai është zotëria i bijve të Ademit, krenaria e tyre në dunja dhe ahiret.

Emrat dhe nofkat e tij janë:

? Ebul-Kasim (babai i Kasimit)

? Ebu Ibrahim (babai i Ibrahimit)

? Muhammed (i lavdëruari)

? Ahmed (më i lavdëruar)

? El-Mahij (larguesi), përmes të cilit largohen gjurmët e kufrit

? El-‘Aakib (i fundit), pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër

? El-Hashir (i ringjalluri i parë), pas të cilit do të ringjallen të gjithë njerëzit

? El-Mukaffij (ndjekësi i gjurmëve), i cili ndoqi gjurmët e pejgamberëve të tjerë.

Ai është Pejgamberi i mëshirës, i pendimit, i betejave të ashpra, vula e Pejgamberëve dhe robi i Allahut (AbdUllah).

Ai është ibn AbdUllah, bin Abdul-Muttalib, bin Hashim, bin AbduMenaf, bin Kasij, bin Kilab, ibn Murr-rrah, bin Ka’b, ibn Luej, ibn Galib, ibn Fehr, ibn Malik, ibn en-Nadr, ibn Kinaneh, ibn Khuzejmeh, ibn Mudrikeh, ibn Iljas, ibn Mudar, ibn Nezar ibn Ma’d ibn Adnan, i cili është prej bijve të Ismailit (alejhis-selam) gjë për të cilën nuk ka dyshim, pa marrë parasysh mospajtimeve se sa baballarë ka pasur mes tyre.

 

Përktheu: Servet Mata

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...