BIOGRAFI

Esh-Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij

 

 


 

Ai është dijetari i nderuar, Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij, anëtar i Këshillit Arsimor në Fakultetin e Hadithit dhe Studimeve Islamike.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Islamik el-Imam Muhamed bin Su’ud në vitin 1408 Hixhrij. Titullin e magjistraturës e ka marrë në vitin 1414 Hixhrij nga Universiteti Islamik i Medines ku arriti një rezultat të shkëlqyer. Titulli i tezës së magjistraturës ishte: “Zinxhirët e dobët për të cilët ka heshtur Imam Ebu Davudi”.

Titullin e doktoraturës e mori në vitin 1427 Hixhrij duke arritur titullin e lartë të nderit me veprën e tij “Zeua’idul-Ema Ebi Davud ‘ala el-Usul eth-Themanijeh: Xhem’ ue Diraseh”. Kjo vepër ishte e ndarë në pesë vëllime të mëdha, në një total prej 2700 faqesh. Shejkhu kishte bërë një studim të imtësishëm të haditheve që nuk gjendeshin në përmbledhjet e tjera me hadithe, përveç se në Sunenin e Ebu Davudit. Mbikqyrësi i kësaj teze ishte Shejkh ‘Abdur-Rrahman Muhjiud-Din, ndërsa Shejkh Uasijullah ‘Abbas dhe Shejkh Musfir Ibn Gurmilah ed-Dumejni zhvilluan debatin rreth kësaj vepre.

Aktualisht Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij jep mësim në Universitetin Islamik të Medines, në Fakultetin e Hadithit. Ai vazhdimisht mban ligjërata dhe konferencave të ndryshme Medine apo në qytete të tjera në Saudi.

Mes dijetarëve më të shquar me të cilët mësoi Shejkh Muhamed Ibn Hadi përmendim:

Babai i tij, Shejkh Hadi el-Medkhalij;

Shejkh, el-Alameh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz rahimehullah, me të cilin studjoi gjatë kohës që ishte në Universitetin el-Imam në Rijad;

Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah, nga i cili ka marrë ixhaze në transmetim;

Shejkh Hammad Ibn Muhamed el-Ensari rahimehullah, nga i cili ka marrë ixhaze poashtu;

Shejkh Zejd Ibn Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah, nga i cili ka marrë ixhaze;

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah, etj.

Prej dijetarëve që e kanë lavdëruar Shejkh Muhamed bin Hadin përmendim dijetarin e madh, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe Shejkh Hammad el-Ensari rahimehumaAllah, të cilët e kanë lavdëruar shejkhun kur ky i fundit ishte në moshë fare të re. Gjithashtu, ai është lavdëruar nga Shejkh Zejd el-Medkhalij hafidhahuAllah.

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah ka thënë: “Shejkh Muhamed bin Hadi është nxënësi im. Ai është njeri i virtytshëm.”

Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah ka thënë: “Shejkh Muhamed bin Hadi është nga dijetarët më të mirë dhe nga të parët e tyre dhe ai është njeri i Sunetit. Dhe kush thotë që prej tij s’duhet marrë dija??? Vetëm njerëzit e Hizbijes, ndoshta ata mund ta thonë një gjë të tillë. Ata flasin keq për dijetarët Selefijinë.”

 

 

 

Përktheu Alban Malaj

 

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...