PASTRIMI DHE ZBUKURIMI I VETVETES ME VIRTYTET Më Të LARTA

Është detyrë për thirrësin që qëllimi i tij të jetë sinqeriteti për Allahun- Shejkh Feuzan

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Libri “el-Munteka” i Shejkh Feuzanit, 8/22.

Shejkh Salih el-Feuzan – Allahu e ruajttë – thotë:

“Është detyrë për thirrësin që qëllimi i tij të jetë sinqeriteti për Allahun – e Madhëruar e të Lavdëruar. Qëllimi i tij të jetë dobia ndaj njerëzve dhe nxjerrja e tyre nga errësirat në dritë, e jo grupimi (hizbija) dhe bashkimi me grupet tjera, e jo mospajtimet dhe armiqësitë, jo triumfi i filanit dhe fistekut, porse triumfi i hakut dhe të ndjek menhexhin e hakut. Ky është ai që thërret për te Allahu duke u bazuar në menhexhin e saktë. Thirrja për te Allahu me sinqeritet. Thirrja për te Allahu me urtësi dhe këshilla të vyera si dhe duke debatuar me mënyrën më të mirë.”

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...