POLITIKA – VOTIMET

Formimi i një partie politike për të hyrë në Parlament

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-Abbad (hafidhahullah)

 

Pyetje: Ky thotë, ç’gjykim ka themelimi i një partie nga Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah për të hyrë në Parlament, me qëllim që të mbrohen të drejtat që u janë marrë padrejtësisht?

Përgjigje nga Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-Abbad (hafidhahullah): Hyrja në këto parlamente të cilat bien ndesh me rrugën e Ehli-Sunneh uel-Xhema’ah dhe bien ndesh me Kur’anin dhe Sunetin, këto parlamente të dëmtojnë e dobi s’të sjellin, ngase në to merret në konsideratë shumica e votave. E nëse merr ndonjë votë apo dy, atëherë gjykimi merret me… me shumicën. Dhe shumica ka fjalën, kurse të tjerët hyjnë në to dhe nuk përfitojnë për vetet e tyre dhe as nuk sjellin ndonjë përfitim për të tjerët, përkundrazi, ata sollën dëm që nuk mund ta llogarisim.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...