Autor: Imam Abdul-Aziz ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/913
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 2, fq, 29
![]()
Pyetja 12:
Në vendin tonë ekziston një zakon, e ai është: kur një njeri do të fillojë ndërtimin e një shtëpie, ther kurban në themelet e shtëpisë apo e vonojnë atë derisa të mbarojë ndërtimi i shtëpisë. Në kohën që duan të hyjnë në shtëpi dhe me rastin e therjes së kurbanit, ftohen të afërmit dhe fqinjët,. Andaj, cili është mendimi i Shkëlqesisë Suaj për këtë vepër dhe a ka ndonjë vepër që është e ligjëruar në Sheriat, e cila preferohet të praktikohet para se të hyjmë në një shtëpi të re? Na bëni dobi, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Ky veprim ka shtjellim. Nëse me këtë kurban është për qëllim që të mbrohen nga sherri i xhinit, apo ndonjë qëllim tjetër që ka i zoti i shtëpisë që përmes këtij kurbani të arrihet diçka e caktuar në shtëpi, që shtëpia të jetë e sigurt (e mbrojtur) apo diçka tjetër, kjo nuk lejohet, madje është prej bidateve. E nëse theret për hir të xhinit, atëherë kjo është shirk i madh, sepse është adhurim për dikë tjetër pos Allahut.
Por, në qoftë se kjo bëhet si falenderim për begatitë e dhëna nga Allahu (por jo që të theret në themele sh.p.), që Allahu e ka begatuar me ndërtimin e një shtëpie dhe ka arritur së ndërtuari atë deri në kulm apo e ka përfunduar, që kjo të bëhet si falenderim ndaj Allahut për begatitë që ia ka dhënë; t’i mbledh të afërmit dhe fqinjët, i fton për tek kjo begati, në këtë rast s’ka gjë të keqe (lejohet të bëhet).
Këtë e bëjnë shumë njerëz si falenderim për begatitë e Allahut, meqë Allahu e ka begatuar për ndërtimin e shtëpisë dhe banimin në të në vend të një shtëpie me qira. Kjo është si falenderim për Allahun – Azze ue Xhel. Por nëse është për ndonjë qëllim tjetër, për mbrojte nga të këqijat e xhinëve apo qëllime tjera, atëherë kjo është injorancë (xhahilijeh), nuk lejohet.
Ndërsa, ai që ther kurban (por jo në themelet e shtëpisë) si falenderim për begatitë, meqë Allahu ia mundësoi të ndërtojë një shtëpi apo ia mundësoi që të banojë në një shtëpi. Ky rast është i ngjashëm me mikpritjen e të afërmve dhe fqinjëve. E falenderon Allahun që e ka begatuar me përfundimin e ndërtimit të shtëpisë. Kjo është e ngjashme me atë që bëjnë njerëzit nëpër dasma dhe siç veprojnë në raste tjera, kur kthehen nga udhëtimi, therin ndonjë gjë dhe i thërrasin të afërmit. Pejgamberi kur kthehej nga udhëtimi, therte deve dhe i ftonte njerëzit – alejhi salatu ue selam.
Përktheu: Jeton Shasivari