Gjykimi për të besuarit tek të vdekurit dhe kërkimi i ndihmës dhe begative prej tyre

Shejkh Bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/9831

 

Pyetje: Unë jetoj në një vend në të cilin ka njerëz që pohojnë se janë musliman, falin namaz, japin Zekat si dhe e kryejnë Haxhin, por ama besojnë në të vdekurit dhe thonë: “Vërtet i shenjti që ka vdekur apo shehu (i Shehlerëve) është ndërmjetës për tek Allahu.” Dhe kërkojnë begati prej shehut, dhe kërkon mbrojtje prej këtij të “shenjti” që ka vdekur, e vizitojnë atë (tek varri) dhe zotohen tek ai dhe marrin rrugë për te ata (për t’i vizituar varret e Shehlerëve dhe të vdekurve). E nëse i këshillon, ata thonë: “Këta janë eulija (shenjtor, shehlerë) është obligim të kërkuarit afrim tek ata!”

Dhe e urrejnë atë që i ndalon dhe i këshillon ata që mos t’i adhurojnë të vdekurit dhe Eulijat (e shehlerëve)! Si t’ia bëjmë? A t‘i lëmë në atë gjendjen që janë? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh bin Baz: Kjo është një fatkeqësi e madhe e cila është një realitet në shumë vende, është obligim për njerëzit e dijes që t’i udhëzojnë njerëzit në realitetin e Teuhidit dhe në realitetin e Shirkut, gjersa ta kuptojnë muslimanët e rëndomtë pavërtetësinë në të cilën gjenden. Sa për gjendjen e atij që fal namaz, bën Haxh, agjëron dhe jep zekat, pastaj adhuron dikë tjetër krahas Allahut, kjo gjë i asgjëson veprat e tij, thotë i Lartësuari:

وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

“Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë punuar.” el-En’am, 88

 

Dhe ka thënë i Madhëruari:

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” ez-Zumer, 65

Andaj, lutja ndaj të vdekurve dhe kërkimi i ndihmës në raste vështirësie dhe frike dhe zotimi tek ata, si dhe therja e kurbanit për ta, kjo është Shirk i Madh i cili e mohon Teuhidin; kuptimi i të cilit është La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), dhe kjo i kundërshton ajetet të cilat argumentojnë për obligimin e kryerjes së adhurimit sinqerisht për Allahun, siç është Fjala e Tij, i Lavdëruari:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” El-Fatiha, 4

Dhe Fjala e Tij, i Lavdëruari:

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء

“Ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit).” El-Bejjine, 5

Dhe Fjala e Tij (‘Azze ue Xhel-le):

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ

“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj.” el-Bekare, 21

Dhe Fjala e Tij:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” el-Isra, 23

فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ

“Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të! Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer, 2 – 3

فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

“Prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut.” el-Xhin, 18

وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ

“Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” el-Mu’minun, 117

ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ*إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

“Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” Fatir, 13 – 14

I Lavdëruar është i Lartësuari. Pra, lutjen e tyre ndaj të vdekurve, idhujve, drunjve dhe gurëve e quajti Shirk ndaj Allahut (‘Azze ue Xhel-le). Kështu që, është detyrë që të paralajmërohen këta, dhe të nxiten dijetarët për t‘ua tërhequr vërejtjen atyre dhe për t’i paralajmëruar derisa sa të kthjellohen dhe të kuptojnë se janë në të kotën dhe në Shirk.

Dhe se namazi i tyre asgjësohet për shkak të Shirkut, po ashtu edhe agjërimi i tyre, zekati i tyre, Haxhi i tyre dhe veprat e tjera të tyre derisa ta bëjnë adhurimin sinqerisht për Allahun, Një të Vetëm. Me të vërtet Allahu e ka çuar të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tek njerëzit që t’i largoj ata nga ky Shirk. Ai qëndroi në Mekke trembëdhjetë vite duke i thirrur ata në veçimin e Allahut dhe duke i thirrur në braktisjen e lutjes ndaj të vdekurve si dhe kërkimin e ndihmës në vështirësi dhe frikë prej të vdekurve, idhujve, drunjve dhe gurëve dhe thoshte:

يا قوم قولوا لا إله إلا الله تفلحوا

“O popull! Thoni La ilahe il-lAllah që të shpëtoni.”

Para se të bëhej obligim namazi, pastaj u bë obligim namazi në Mekke dhe qëndroi pas kësaj për një periudhë të caktuar duke i thirrur për te veçimi i Allahut, pastaj bëri hixhret në Medine dhe vazhdoi së thirruri për te Allahu dhe për te veçimi i Tij, i Lavdëruar është i Lartësuari.

Prandaj, e ke për obligim ti o vëlla që të kesh zell për t’i thirrur ata dhe t’i udhëzosh ata me urtësi, durim dhe mirësjellje, ndoshta Allahu i udhëzon ata me sebepet e tua. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:

مَنْ دَلَّ عَلَى خَيْرٍ فَلَهُ مِثْلُ أَجْرِ فَاعِلِهِ

“Ai që udhëzon për në hajr, e ka shpërblimin e njëjtë si vepruesi i atij hajri.”

Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur e dërgoi Alijun në Khajber për t‘i thirrur Jehudët (në Fenë islame), i tha:

فوالله لأن يهدي الله بك رجلاً واحداً خير لك من حُمْر النعم

“Betohem në Allahun, nëse Allahu e udhëzon një person të vetëm duke u bërë ti shkak, është më e hajrit për ty se sa devetë e kuqe.”

Pra, lutja e të vdekurve me fjalët: “O zotëriu im! Shëroje sëmundjen time!” apo “Më ndihmo mua” apo “Medet, medet (më ndihmo) o filan!” apo të zotuarit tek ata, apo gjëra të ngjashme nga llojet e adhurimeve, e gjithë kjo është Shirk ndaj Allahut. Dhe po ashtu të therurit kurban për ta, therja e lopës, deles, pulës, apo të tjera pos këtyre. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

لعن الله من ذبح لغير الله

“Allahu e mallkon atë që ther kurban për dikë tjetër pos Allahut.”

Ndërsa Allahu, i Lavdëruar dhe i Lartësuar thotë:

قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين لا شريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” el-En’am, 162 – 163

Therja kurban për dikë tjetër pos Allahut është Shirk ndaj Allahut, ai që ther kurban për të vdekurit duke kërkuar afrim tek ata është sikur ai që fal namaz për ta.

Po ashtu ai që u lutet atyre (të vdekurve) me fjalët: “Nëse Allahu më shëron nga kjo sëmundje, atëherë kjo është për atë zotriun (e shehlerëve) ”, “Therja e kurbanit është për të”, “Për atë është kjo kafshë” “Kjo është për zotëri Bedeuijun, shëroma sëmundjen!” , “Medet, medet!”, apo “O Husein!” apo “O Sheh Abdul-Kadir!” apo “O i Dërguari i Allahut, shëroje sëmundjen time apo më ndihmo!” apo gjëra të ngjashme si këto, e gjithë kjo është Shirk i Madh.

Është obligim që të kemi kujdes, njerëzit e dijes kudo qofshin obligohen që t’ua kumtojnë njerëzve këtë dhe t’i këshillojnë e t’i udhëzojnë drejt së vërtetës dhe së drejtës dhe të ketë durim ndaj injorancës dhe mundimeve nga ana e tyre, derisa ata të mësojnë dhe të përfitojnë.

Kështu ishin të Dërguarit, bënin durim megjithëse ata ishin krijesat më të mira (‘alejhimus salatu ue selam), kështu popujt e tyre i munduan si dhe i vranë ata, megjithatë ata bënin durim me ta (‘alejhimus salatu ue selam), dhe e përcollën misionin dhe e çuan në vend amanetin derisa sa Allahu ua mori shpirtrat (‘alejhimus salatu ue selam).

Dhe i fundit prej tyre ishte Profeti jonë Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai është më i miri prej të gjithë atyre. Ai bëri durim me popullin e tij njëzet e tre vite duke i thirrur për te Allahu derisa Allahu e udhëzoi atë që e udhëzoi përmes tij, dhe derisa Allahu e përsosi fenë me të dhe e plotësoi dhuntinë ndaj tij. Andaj, është obligim që të ndiqet ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këtë gjë, dhe duhet pasur durim gjatë thirrjes, këshillimit dhe përudhjes dhe të shpresohet në shpërblimin që është tek Allahu.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...