Halebiu ka thënë: “Nga ata që më së shumti na e ka zilinë është Shejkh Feuzani.”

Halebiu ka thënë: “Dijetarët e Dy Haremeve flasin keq për ne për shkak të zilisë, dhe njëri nga ata që më së shumti na e ka zilinë është Shejkh Feuzani.”

Shejkh Khalid ‘Abdu-Rrahman

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141713

(Lexuesi i pyetjes është Shejkh Muhamed el-‘Anxherij)

Pyetje:

Shpresojmë të na jepni informata rreth këtyre dy personave: Ebul-Hasen el-Maribij dhe ‘Alij el-Halebij si dhe përmasat e dëmit të këtyre dyve ndaj D’auetit Sunnij Selefij?

Përgjigje nga Shejkh Khalid ‘Abdu-Rrahman:

Së pari, në lidhje me këta dy persona, i pari është Mustafa ibn Ism’ail, i cili banon në M’arib, është me origjinë Egjiptiane. Dhe i dyti është ‘Alij Hasen ‘Abdul-Hamid el-Halebij, i cili banon në Aman, në Jordani, dhe është me origjinë nga vendet e Shamit.

Këta dy persona në fillim i përkatësoheshin Ehli Sunnetit dhe shfaqnin pasimin e Sunnetit dhe njerëzve të tij, dhe i përkatësoheshin Menhexhit Selefij, dhe për këtë arsye vinin tezkijeh për këta dy persona nga disa Imam të Ehli Sunnetit. Pra, ai që shfaq pajtueshmëri me Sunnetin dhe nuk vjen me ndonjë gjë që e kundërshton atë, atëherë, kihet mendim të mirë për të dhe ai që e shfaq të kundërtën e tij, atëherë ai është në kundërshtim me të.

Pastaj, në D’auetin e këtyre dy personave filluan të dalin në shesh baza (usul) të prishura dhe vazhdojnë t’i vendosin disa prej atyre bazave saqë nëse lexon rreth këtyre dy personave apo i dëgjon ata, është sikur të lexoje dhe të dëgjoje nga një njeri i vetëm. Madje, është për t’u habitur se këta dy nuk pajtohen vetëm në vënien e bazave, por edhe në disa fjalë mbi të cilat i ndërtojnë shumë prej bazave të tyre të prishura, kështu që janë të ngjashëm edhe në pohimin e një fjale.

Dhe kjo dihet fare mirë – siç thuhet – (në një fjalë të urtë): “Zogjtë e të njëjtit sojë rrinë bashkë.”

Disa parime që i ndajnë së bashku në fjalët e tyre, i pari dhe më i spikaturi prej tyre është pavarësia e tyre nga njerëzit e dijes, dhe sharja e dijetarëve, posaçërisht dijetarët e Xherhit dhe T’adilit. Dhe për këtë arsye, nuk gjen në kohën tonë që e lufton mbajtësin e flamurit të Xherhit dhe T’adilit – për të cilin Imam Albani ka thënë: “Me të vërtetë, ai është mbajtësi i flamurit të Xherhit dhe T’adilit me hak.” Pra, nuk gjen ndonjë që e lufton këtë Imam ashtu siç e luftojnë këta dy persona në krimin e tyre kundrejt imamëve të Xherhit dhe T’adilit, si dhe duke e sulmuar imamllëkun e këtij burri (Shejkh Rabijs).

Ajo që është për t’u habitur – dhe kjo është prej mirësisë së madhe të Allahut ndaj Ehli Sunnetit – është se Allahu e mundësoi që tezkija për Imam Rabijn të dalë përmes gjuhës së Imam Albanit, tek i cili udhëtoi Ebul-Haseni dhe ky vet është ai që e pyeti Albanin për Shejkh Rabijn, saqë Albani tha në një kasetë të inçizuar me Ebul-Hasenin, kur Ebul-Haseni i tha: “Shejkh i nderuar, duam prej jush që të thoni ndonjë fjalë rreth këtyre dy dijetarëve të nderuar, në mënyrë që ta ndihmoni Sunnetin dhe t’i refuzoni ata që i shajnë këta.”

Kështu që, Allahu e bëri të mundur që tezkija për Shejkh Rabijn të dalë përmes gjuhës së Albanit me ndërmjetësimin e Ebul-Hasenit, kokës së fitnes.

Dhe po më kujtohet se kur jam takuar me Ebul-Hasenin para fitnes (së tij) në Abu Dhabi (kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe) në rajonin “Esh-Shehameh” dhe në disa rajone tjera, tek njëri prej të rinjve i cili quhet ‘Imran, përgjegjësi i Darul-Birr. Kështu që, më kujtohet se ishte ora njëmbëdhjetë e mbrëmjes, dhe Ebul-Haseni kishte veshur një xhelabije të gjelbër ngjyrë ulliri dhe një çallmë të gjelbër të vendosur në të djathtën e tij; ora ishte njëmbëdhjetë dhe ishim te shtëpia e këtij Imranit, dhe Ebul-Haseni më tha: “O Ebu Muhamed! A din se me çfarë Allahu ia ngriti pozitën Shejkh Rabijs?” Dhe unë buzëqesha, e i thash se me çfarë? Ai tha: “Me mbrojtën e tij ndaj Menhexhit të Selefëve.”

Pastaj, i gjori, u kthye e tha: “Unë i dij devijimet e Rabijs që prej shumë vitesh.” Dhe kjo ishte pas disa muajsh pasi që ma tha këtë fjalë (duke e lavdëruar Shejkh Rabijn).

Ajo që është për qëllim është se nga bazat e këtyre dy personave është sharja e Imamëve të Xherhit dhe T’adilit, nuk them vetëm sharja ndaj Shejkh Rabijs, d.m.th numri i atyre (dijetarëve) që sulmohen nga Ebul-Haseni dhe që sulmohen nga ‘Alij el-Halebij janë përafërsisht dhjetë Imamëve nga Imamët tanë. P.sh: Ebul-Haseni e shanë Shejkh Rabijn, Shejkh Nexhmin, e shanë këtë e atë, përafërsisht arrin deri në dhjetë. Pra, kjo është diçka që ata e kanë të përbashkët.

Më kujtohet se kur ishim në Mesxhidul-Haram, pas namazit të jacisë, pas teravive, në një vit prej viteve, u takova me ‘Alij el-Halebij dhe e falëm bashkë namazin e teravive. Dhe pastaj më morri për dore dhe shkuam në hotel dhe prej aty ia mbajtëm për në Xhiddeh, në kohën kur atje ishte Shejkh Muhamed ibn ‘Abdul-Uehhab el-Benna (Allahu e mëshiroftë).

Dhe nga shprehjet e tij (Ali Hasenit) që më tha ishte: “O Ebu Muhamed, dijetarët në Nexhd apo në Dy Haremet (Mekke dhe Medine), disa dijetar flasin keq për ne për shkak të zilisë që kanë,” dhe tha: “Dhe nga ata që më së shumti na e ka zilinë është (Shejkh) Feuzani.”

Kjo shprehje nuk është sipas kuptimit, porse është kështu fjalë për fjale. Ai tha: “Dhe nga ata që më së shumti na e ka zilinë është el-Feuzani.”

Këto janë fjalë fyese, natyrisht. Nuk kemi nevojë tani për to (për shtjellim). Kështu që, kjo çështje, në realitet, është një parim të cilin e kanë të përbashkët, e ai parim është sharja e Imamëve. Ajo që e vjen pas kësaj është interpretimi i tyre për fjalën: “Nuk e kam obligim.” Pra, kur vijnë Imamët dhe e kritikojnë filanin duke thënë se ai është bidatçi dhe argumenti për faktin se ai është bidatçi është se ai ka thënë kështu e kështu, në filan e filan libër ka thënë kështu e kështu.

Që të dy – Ebul-Haseni dhe Halebiu – thonë: “Nuk e kam obligim ta pranojë xherhin e tij, edhe në qoftë se është mufesser (i shpjeguar me detaje dhe argumente).” Si ka mundësi, edhe në qoftë se është mufesser?!

Imam Shafiu – Allahu e mëshiroftë – kur e përmendi refuzimin e lajmit të të besueshmit (thikah), tha se bidatçinjë të cilët e refuzojnë hadithin, nga “argumentet” e tyre ishte se ata thonin: “Nuk e kemi obligim ta pranojnë lajmin e tij.” Kështu, e refuzonin Sunetin me këtë gjë. Në këtë aspekt, këta dy përngjasojnë me fjalët e njerëzve të bidateve: “Nuk e kam obligim që ta pranoj lajmin e të besueshmit.”

Nga kjo shihet se nëse një person ka shpikur një bidat, a e dinë dijetarët në lindje dhe në perëndim se ai ka bërë këtë e këtë dhe ta shohin këtë gjë?! A është kjo e mundur logjikisht?! Pra, a ka mundësi logjike që të vij një bidatçi, që e thotë një bidat dhe ka devijuar nga Suneti me këtë bazë të prishur, a ka mundësi që dijetarët e Sunetit, Arabët dhe jo-Arabët, ata që janë në lindje si dhe në perëndim, që ta dëgjojnë këtë fjalë dhe ta shohin se del nga goja e atij që e thotë?!

Kjo është një farë lloj imagjinate.

Pra, nëse themi se nuk e pranojmë xherhin mufesser përveç nëse e dëgjojmë vet ne, nëse ne nuk e dëgjojmë, nuk e pranojmë, edhe në qoftë se e ka dëgjuar ndonjë tjetër përveç neve nga të besueshmit, atëherë, nuk do gjeje kurrë bidatçi në tokë. Përse? Ngase nuk ka mundësi që dijetarët, që të gjithë të jenë në dijeni për fjalët që i thotë bidatçiu. Po ashtu, kjo është prej bazave të tyre të prishura: “Nuk e kam obligim.”

Dhe si rrjedhojë e kësaj, vjen baza e tretë në të cilën ata pajtohen, e ajo është: “Mëshira dhe butësia me bidatçijtë, dhe nga ana tjetër, sharja dhe ashpërsia ndaj Ehli Sunnetit.”


Futu në faqen “Kuluselefijjin,“ jo mos u fut, madje paralajmëro kundër kësaj faqeje, por une them: Të mjafton ty kontributi që kanë dhënë të tjerët (në demaskimin e asaj faqeje).

Në faqen e internetit Kuluselefijin, do gjesh shprehjet më të poshtra ndaj dijetarëve të Ehli Sunnetit, në lidhje me disa prej tyre; shprehjet më të poshtra, saqë thotë për Shejkh Rabijn se ai është i moshuar dhe se ai e ka sëmundjen e diabetit dhe se ai për shkak të sëmundjes së tij nuk është në gjendje t’i vërtetojë çështjet.

Dhe shiko çfarë thotë Ebul-Haseni kur iu kundërpërgjigj Ahmed en-Nexhmit, për të cilin Shejkh bin Bazi ka thënë: “Ahmed en-Nexhmi është Muftiu i veriut (në Arabinë Saudite) dhe është nga dijetarët e mëdhenj.”

Ai (Ebul-Haseni) i thotë: “O shejkh, o ti plak, sikur ta shihje se në çfarë moshe je…” e deri në fund.

Kështu flasin për Imamët e udhëzimit dhe për Imamët e Ehli Sunnetit.

Kur ata (Ebul-Haseni dhe Halebiu) flasin për xhematet (e ndryshme) dhe kur flasin për njerëzit e bidateve, sheh se janë të butë e të mëshirshëm në raportet e tyre me bidatçijtë, si dhe të butë në kritikimin e njerëzve të bidateve dhe sjellja me butësi me ta. Me refuzimin e njerëzve të bidateve, kam për qëllim në disa çështje ku ata kanë mospajtime. Pastaj kthehen e thonë: “Elhamdulilah, rrethi i Sunetit është i gjërë.” Siç thotë Ebul-Haseni, se (Ehli Suneti) përshin Selefiun, Ikhuanin, Tebligun.

Pra, kjo është baza e tretë nga bazat e këtyre dyve të cilën e vëren se ata pajtohen në të, qoftë me qëllim apo pa qëllim, për shkak të devijimit, kështu që fjala e tyre bie në ujdi në këtë gjë.

Pastaj, pas kësaj, vëren se (ata thonë): “Nuk është obligim për ne që t’ua kthejmë çështjet dijetarëve të mëdhenj, por ne bëjmë ixhtihad dhe shikojmë tek argumentet.”

Këtë e thonë duke e dëshmuar edhe me vepra, dhe ka mundësi që me fjalë të distancohem prej kësaj thënie (që u përmend më sipër). Për këtë arsye, Ebul-Haseni thotë: “Ata të cilët na kundërshtojnë janë idiota, të poshtër,” dhe me këto fjalë flet për imamët që janë kodra (të dijes).

Dhe po ashtu Ali Hasenin e dëgjon të thotë: “Ata duan t’i thyejnë lapsat tanë.” Do të thotë se ata s’duan që neve të shkruajmë e as që të flasim për cështje të ndryshme, duan të na thyejnë lapsat tonë. Ata sillen me dijetarët me arrogancë si dhe sillen me dijetarët duke i nënçmuar ata.

Po ashtu, po e mbylli me një bazë (asl) të rëndësishëm prej bazave të këtyre dy personave. Në realitet, kjo bazë në vetveten e saj, në qoftë se ata dy nuk do të kishin bazë tjetër pos kësaj baze të prishur, do të mjaftonte për sqarimin e dëmit të këtyre dyve ndaj D’autetit Selefij dhe njerëzve të tij.

(Ajo bazë është) ku ata pajtohen (duke thënë) se zbatimi i etherëve të Selefëve mbi pasuesit e bidatit në kohën tonë është një lloj i gulu-it (ekstremizmit).

Nëse ti vjen me ethere (transmetime) që sulmojnë Kaderijtë, Xhebrijtë, Xhehmijtë, Mutezilit, Khauarixhët, Kauarixhët K’adijeh, për njerëzit e devijuar të bidateve, çfarë do thonë? Mos i zbato këto ethere mbi këto xhemate të devijuara, madje zbatimi i këtyre ethereve mbi këto xhemate është gulu në Fe dhe devijim. Ku të shpie kjo?!

Kjo të shpie tek goditja e Menhexhit Selefij, saqë çdo herë që sillet një ether që të zbatohet mbi pasuesit e bidateve, ata dy thonë: “Jo! Selefët me këtë kanë patur për qëllim vetëm Xhehmijtë dhe Khauarixhët.” Dhe prej kësaj pike, u hap dera e tyre për pranimin e pasuesve të bidatit, duke e praktikuar këtë, u bë një derë e gjërë si gjërësia në mes qiellit dhe tokës.

Për këtë arsye, i sheh se e marrin shtruar dhe përzihen me ta, dhe nuk i bojkotojnë njerëzit e bidateve, përkundrazi, paralajmërojnë për çështjen e hexhrit (bojkotit) me një metodë apo me një tjetër. Ata thonë (Ebul-Haseni dhe Halebiu): “Si të bëjmë tani hexhër! Nuk është tani koha e hexhrit.”

Pastaj, kapen pas një fjalë të Imam Albanit duke e nxjerrur nga konteksti, dhe e interpretojnë jashtë kontekstit të saj. Kështu, ata e dobësojnë Menhexhin Selefij në zemrat e pasuesve të tyre.

Për këtë arsye, sikur të mos ishte përveç se atë që e shohim nga kthimi i shumë të rinjëve të paditur tek këta dy të ndyrë e të devijuar, do të mjaftonte kjo për të treguar dëmin e këtyre dyve ndaj D’auetit Selefij dhe njerëzve të tij.

E çfarë mendon për parimet tjera të tyre, të cilat nuk i përmenda vetëm për të bërë një përmbledhje dhe për të kursyer kohën.

E lusim Allahun që të na japë mirëqënie neve dhe juve.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...