KëSHILLA Të ÇMUARA

Këshilla e Shejkh Rabijs për Selefijtë natën e 16 Rabi’ul-Eu’uel 1436 H

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=149788

Lavdërimi i takon Allahun, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të Dërguarin e Allahut, më tej:

Ditën e martë, pas jacie, më 15 Rebi’ul-Eu’uel 1436 H, vizitova Shejkhun ‘Alamen Rabij bin Hadij el-Medkhalij – Allahu e ruajttë – në shtëpinë e tij në Meke dhe ai u drejtoi Selefijve një këshillë për harmoni, bashkim dhe kapje pas Kuranit dhe Sunnetit duke u bazuar në menhexhin e Selefëve, marrjen me dije, edukim të njerëzve sipas menhexhit të Selefëve dhe moraleve fisnike. Do ta përmend në vazhdim tekstualisht këshillën e tij – Allahu e ruajttë:

Teksti i këshillës së Shejkh Rabijs – Allahu e ruajttë dhe e mbrojttë.

“Këshilla ime ndaj të gjithë selefijve është:

· Të kapen pas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe menhexhit të Selefëve të devotshëm si në Akide, fikh, moral dhe menhexh. I këshilloj për vëllazëri të ndërsjellë dhe të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin që të bëhen një trup i vetëm sikur një ndërtesë e qëndrueshme.

· Të kujdesen për çështjen e moraleve të larta, e që është durimi, butësia dhe urtësia.

· Të largohen nga moralet e këqija, siç është dashuria për hakmarrje edhe në qoftë se është për shkak të batil-it.

· T’i edukojnë të rinjtë – siç e përmenda – që të kapen pas Kuranit dhe Sunetit, etj. T’i edukojnë sipas moraleve fisnike dhe largimit nga ato që e kundërshtojnë këtë moral.

E lus Allahun që ta realizojë tek selefijtë këtë që përmenda në këtë këshillë.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë fisnik, Zotriun e krijesave.

Shkroi:

Rabij bin Hadij ‘Umejr

Natën e 16 të muajit Rabi’ul-Eu’uel, viti 1436 H”

Përcolli nga dorëshkrimi i Shejhut, i bëri parathënie dhe shkroi fundnotat:

Usame bin ‘Ataja bin ‘Uthman el-‘Utejbi

17/3/1436 H

Medineja Profetike

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...