Këshillat e Dijetarëve rreth asaj që ndodh në mes Shejkh Ubejd el-Xhabirit dhe Shejkh Ahmed Bazmulit, Usame Utejbit
![]()
Këshilla e Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij
Lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Allahut, familjen e tij si dhe për të gjithë shokët e tij
Në këtë natë të bekuar, natën e Xhuma, 14 Muharrem 1436, isha me Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij – Allahu e ruajttë – në shtëpinë e tij të begatë në Mekke, Allahu e ruajttë këtë qytet. Dhe ajo me të cilën më porositi si këshillë për selefijt ishte që të mos futen tek ajo që ka ndodhur në mes Shejkh Al-lameh Ubejd el-Xhabirij dhe dy Shejkhave Ahmed Bazmul dhe Usame Utejbi, dhe të bëjnë durim e të presin, t’ia lënë këtë çështje njerëzve të dijes.
Shkroi: Abdul-Hamid el-Hudabij
Këshilla e Shejkh Muhamed ibën Umer Bazmul
Unë gjithmonë i këshilloj nxënësit e dijes që të mos ndërhyjnë në çështjet e përgjithshme që ndodhin në mes dijetarëve dhe nxënësve të mëdhenj të dijes. Të mos ndërhyjnë në të derisa të qartësohet çështja. Nxënësi i dijes duhet ta përgatisë veten e tij për pasimin e dijetarëve dhe të mos i kundërshtojë ata. Dhe se ata janë njerëz të këshillës dhe përmirësimit. Kur ndodh një problem dhe fillon pranimi apo refuzimi për disa çështje, nuk i ka hije nxënësit të dijes të ndërhyjë me fjalë të cilat shpijnë në përçarjen e të rinjve, ky grup është me këtë dijetar e ky grupi tjetër është me këtë nxënës. Kjo nuk është në rregull.
Nxënësi i dijes duhet që ta përgatisë veten e tij duke u larguar nga kjo tematik dhe ta bëjë rrugën e tij kryesore: nxënien e dijes sheriatike nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të kapet pas dijetarëve të mëdhenj. Të kapet pas dijetarëve të mëdhenj dhe të marr nga ata. Kurse, që (nxënësi i dijes) të merret me gjëra dytësore, atëherë ai është afër mos-realizimit të qëllimit të tij, dhe është në buzë të devijimit nga rruga e vërtetë dhe do ketë fanatizëm për dikë. Nëse hyn fanatizmi, pasimi i verbër dhe pasimi për ata (për një grup të caktuar), atëherë atyre kanë për t’ju ndodhur probleme.
Andaj, nxënësi i dijes duhet që ta përgatisë veten e tij për largimin nga këto probleme dhe nga këto gjëra, dhe të pasojë njerëzit njohur të dijes, sepse ata janë Ehli Suneti dhe Xhemati. Dhe nëse ndodh një çështje tek e cila haku nuk është i qartë, ai pret atë me të cilën qartësohet haku dhe të mos zgjedh rrugën e fanatizmit dhe të mos zgjedh rrugën e pasimit të verbër. E lus Allahun që të na jap sukses të gjithëve.
1.Shejkh Muhamed Bazmul
Pyetësi: Esselamu ‘aljekum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejkhu jonë, duam të dijmë se cili është qëndrimi për atë që ndodh në mes Al-lame Ubejd el-Xhabirij – Allahu e ruajjtë – dhe dy shejkhave Ahmed Bazmul dhe Usame Utejbi?
Shejkh Muhamed Bazmul: Ue alejkum selam. Ju këshilloj që të keni durim dhe të keni mendim të mirë. Prej Allahut kërkojmë ndihmë (Allahul-Muste’an).
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira.
2.Shejkh Abdullah edh-Dhafirij
Pyetësi: Esselamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejkhu jonë, duam të dijmë se cili është qëndrimi selefij rreth asaj që po ndodh në mes Shejkh Ubejd el-Xhabirj dhe dy Shejkhave Ahmed Bazmul dhe Usame Utejbi?
Shejkh Abdullah edh-Dhafirij: Të heshtin dhe t’i shmangen kësaj duke u marr me dije dhe davet.
Pyetësi: Allahu bëftë dobi përmes juve.
3. Shejkh Abdur-Rahman Muhiddin
Pyetësi: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejkhu jonë i nderuar. Çfarë na këshilloni në lidhje me ngjarjet e reja, e që janë fjalët e Shejkh Ubejd el-Xhabirit për Shejkh Ahmed Bazmulin dhe Shejkh Usame Utejbin?
Shejkh Abdur-Rahman Muhiddin: Ruani gjuhët tuaja dhe rrini nëpër shtëpitë tuaja.
Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=54494
Burimi: http://www.bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?t=22596
Përktheu: Jeton Shasivari
