ÇëSHTJET E POLITIKëS SIPAS SHERIATIT ISLAMIK

Kriteri i fesë Islame në gjendje lufte – Neueuiju, el-Kadij Ijad, Muhamed Alij Adem el-Etiopi

Transmetohet nga el-Mikdad bin el-Esued, radijAllahu anhu, se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë mendon në qoftë se e takoj një njeri nga pabesimtarët dhe ai lufton me mua, kështu ai më godet me shpatë në njërën dorë dhe ma pret atë. Pastaj, ikën nga unë duke kërkuar mbrojtje dhe strehohet te një pemë dhe thotë: “Iu dorëzova Allahut (u bëra Musliman). A ta vras atë o i Dërguari i Allahut, pasi që e thotë atë? I Dërguari i Allahut tha: ‘Mos e vrit atë.’ I thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ai ma preu dorën dhe e tha atë (shehadetin) pasi që ma preu dorën, a ta vras atë?’ I Dërguari i Allahut tha: ‘Mos e vrit! Nëse ti e vret atë, atëherë ai është në pozitën tënde para se ta vrasësh atë dhe ti je në pozitën e tij para se ai ta thoshte atë fjalë.’” [1]

عَنِ الْمِقْدَادِ بْنِ الأَسْوَدِ، أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَرَأَيْتَ إِنْ لَقِيتُ رَجُلاً مِنَ الْكُفَّارِ فَقَاتَلَنِي فَضَرَبَ إِحْدَى يَدَىَّ بِالسَّيْفِ فَقَطَعَهَا ‏.‏ ثُمَّ لاَذَ مِنِّي بِشَجَرَةٍ فَقَالَ أَسْلَمْتُ لِلَّهِ ‏.‏ أَفَأَقْتُلُهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ بَعْدَ أَنْ قَالَهَا قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏”‏ لاَ تَقْتُلْهُ ‏”‏ ‏.‏ قَالَ فَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّهُ قَدْ قَطَعَ يَدِي ثُمَّ قَالَ ذَلِكَ بَعْدَ أَنْ قَطَعَهَا أَفَأَقْتُلُهُ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏”‏ لاَ تَقْتُلْهُ فَإِنْ قَتَلْتَهُ فَإِنَّهُ بِمَنْزِلَتِكَ قَبْلَ أَنْ تَقْتُلَهُ وَإِنَّكَ بِمَنْزِلَتِهِ قَبْلَ أَنْ يَقُولَ كَلِمَتَهُ الَّتِي قَالَ

___________________________

? Imam Neueuiju, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Janë dhënë disa mendime të ndryshme për domethënien e këtij hadithi. Mendimi më i qëlluar dhe më i qartë është ajo që kanë thënë Imam Shafiu, Ibën el-Kassar el-Malikij dhe të tjerë, se domethënia e tij është: gjaku i tij është mbrojtur dhe është haram vrasja e tij pasi që ka thënë ‘la ilahe il-lAllah’ ashtu si gjaku yt që është haram para se ti ta vrisje atë. Nëse ti e vret atë, atëherë gjaku yt nuk është i mbrojtur dhe nuk është haram vrasja jote.” [2]

?El-Kadij Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e tij ‘Ti je i njëjtë me të (në pozitën e tij) para se ta thoshte atë,’ do të thotë: ti je i njëjtë në lidhje me kundërshtimin e hakut dhe bërjen e gjynahut, edhe pse dallojnë llojet e kundërshtimit dhe gjynahut. Gjynahu i tij quhet kufër dhe shirk, kurse gjynahu yt quhet mëkat dhe degjenerim i rëndë.” [3]

? Muhamed Alij Adem el-Ethjubij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dobia e tretë: ky hadith është marrë si argument se lejohet të pyesësh për një fatkeqësi përpara se të ndodh ajo, duke u bazuar në mendimin më të saktë që u tha më parë se el-Mikdadi, radijAllahu anhu, pyeti për një gjë që nuk i kishte ndodhur atij. Kurse ajo që është përcjellë nga disa Selefë se është e urryer të pyesësh për gjëra që akoma nuk kanë ndodhur, kjo ka të bëjë me rastin kur pyetet për një gjë që nuk pritet dhe nuk paramendohet se do të ndodhë, por për gjërat që zakonisht ka gjasa të ndodhin, atëherë lejohet që të pyetet me qëllim që të dihet gjykimi nëse ndodh ajo gjë.” [4]

__________

?[1] Sahihu Muslim, (nr. 95)

?[2] Sherhu Neueuij ‘ala Muslim, 2/106

?[3] Ikmalul-Mu’al-lim, 1/368

?[4] El-Bahru el-Muhitu eth-Thexhaxh fi Sherhi Sahih Muslim bin Haxhaxh, 3/163

 

?Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...