Autor: Shejkh Khalid Abdur-Rahman
![]()
Shejkhul-Islam Ibën Tejmije – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Çdo luftë që dëmi i saj është më i madh se dobia e saj, atëherë ajo është luftë e fitnes.”
Mbaroi fjala e Shejkhul-Islamit.
Edhe në qoftë se je pasues i të vërtetës (hakut), porse ti je i paaftë për të bërë xhihad, siç është shembulli i disa njerëzve që i gjuajnë Jehudët me një raketë, si rrjedhojë e kësaj, Jehudët ua kthejnë duke vrarë me qindra dhe bëjnë shkatërrime duke bërë dëme (materiale) në vend dhe në njerëz.
Pra, ky i dobëti (palestinezi) i nxit ata (Jehudët), kështu ata ua kthejnë duke i masakruar Muslimanët dhe e derdhin gjakun e tyre. Ata (Jehudët) janë vrasësit e Pejgamberëve. Përderisa Jehudët e konsiderojnë te lejuar (hallall) vrasjen e Pejgamberëve, atëherë gjakun e kujt do ta ruajnë pas kësaj?!
Nëse ti je i dobët, i paaftë, nuk ke fuqi për të bërë luftë me ta, ti hedh një, dy, tre raketa, e ata iu kundërpërgjigjen me raketat, tanket dhe armët e tyre të sofistikuara, pastaj i shkatërrojnë Muslimanët. Pra, kjo është lufta e fitnes, sepse siç thotë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh: “Dëmi i saj është më i madh se dobia e saj.” Nuk fiton gjë vetëm se e dëmton vetën tënde dhe i ke dëmtuar Muslimanët. Për këtë arsye, kur Pejgamberi – sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem – ishte i dobët në Mekke, Allahu e urdhëroi që të heq dorë nga lufta.
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوا أَيْدِيَكُمْ
“A nuk i ke parë ata që kur ju thuhet: hiqni dorë nga lufta.” En-Nisa, 77
Kështu ata nuk bën luftë dhe fillimisht as që dolën në mbrojte të vetes, kurse Muslimanët në Mekke masakroheshin dhe torturoheshin, e ai (Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bënte durim, sepse ata ishin të dobët, siç i ka përshkruar Allahu dhe ka thënë:
لَا يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةً وَلَا يَهْتَدُونَ سَبِيلًا
“Të cilët nuk kanë mundësi të gjejnë mënyrë (fuqi) dhe as rrugë (për të bërë hixhret).” En-Nisa, 98
Derisa Allahu t’ju jap atyre rrugëdalje dhe mirësi. Kështu që, lufta e të dobëtit duke qenë se ai s’ka fuqi, është luftë e fitnes.
Përktheu: Jeton Shasivari