METODOLOGJIA E PëRMIRëSIMIT DHE RIKTHIMIT Të LAVDISë UMETIT MUSLIMAN

Ma sill një tekst të vetëm sheriatik ku i bën thirrje Muslimanit për ta kthyer Khilafetin – Shejkh Muhamed el-‘Anxherij

Autor: Shejkh Muhamed el-‘Anxherij

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/1785

Sepse baza tek sunniju, tek grupi i shpëtuar (firkatun naxhijeh) është ruajtja e fesë, ky është objektivi. Kur shikon te xhematet politike islame, tek synimet e tyre, objektivi tek ata është kthimi i Khilafetit të Drejtë. A nuk është kështu?! Ma sill një tekst të vetëm nga Kurani dhe Sunneti, ku Sheriati kërkon nga individi ta kthejë Khilafetin? Ma sill një tekst të vetëm! S’ke për të gjetur. Nuk ka asnjë urdhër sheriatik që të kërkojë nga ai i cili është i ngarkuar me urdhra të Sheriatit (mukel-lef) ta kthejë atë.

Ne e duam atë që e do Allahu – Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – porse duke u bazuar në urdhrat e Sheriatit, jo në baza të mendimeve dhe mendjeve tona. Të arrijmë tek ajo që do Allahu duke u nisur nga tekstet e Kuranit dhe Sunnetit sipas kuptimit të Sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Prandaj, ata vijnë dhe ndonjëri prej tyre sjell pështjellime (duke thënë): “Përse ata (Selefijt) përqendrohen në këto tema (ruajtjen e fesë, mos-kryengritjen ndaj prijësit, sh.p.)!” Sepse dallimi në mes këtij personi i cili është rrënjosur dhe ka marr bazat nga shkollat politike islame, pra nga xhematet politike islame, ky i ka rrënjët në konceptet politike. Kurse te sunniju, kur ai ndikohet nga lënda etherije (transmetimet e Selefëve) vëren se ai përqendrohet në koncepte të cilat ndryshojnë nga konceptet e atij biri që ka baza të shkollave politike islame. Andaj, këtu gjuha ndryshon.

Për shembull, sheh se ata përqendrohen në “njohjen e aktualitetit” (fikhul-uaki’a). Nëse do që ta definosh se çfarë ka për qëllim ai që thotë “njohja të aktualitetit,” kuptimi i kësaj është atë që ai kupton për çlirimin e aktualitetit duke e zbritur atë te pasuesit e tij. Atë që kupton ai me ngjarjet aktuale dhe ua zbret pasuesve të tij. A mos të zbret ty shpallje?! Këto janë shtjellime, që dallojnë nga njëra-tjetra. Apo jo?

Porse, ti (që flet për njohjen e aktualitetit) tani, të menduarit tënd (duke folur) në televizor, radio dhe gazetë, e ke bërë referencë për ata të rinj në lidhje me konceptimin e këtyre ngjarjeve. Kjo nuk është rruga e Ehli Sunnetit. Rruga e Ehli Sunnetit është që të rrënjosë tek ky i ri, të vendosë tek këta vëllezër baza në të cilat ishin Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta – dhe ata që i pasuan më vonë, siç është Imam Ahmed, Ibën Tejmijeh, Imam Muhamed ibën Abdul-Uehhab. Ky është objektivi në këtë dunja.

Kurse konceptet tjera, Sheriati nuk i ka përmendur ato tekstualisht. Sheriati na ka vënë në dy situata, që nuk kanë të tretë: Ose ka khalife ose nuk ka khalife. Nëse ekziston khalife, atëherë ai khilafet është nën flamurin e tyre. Nëse ata nuk kanë xhemat (Ehli Sunneh ue Xhema’ah) e as Imam (udhëheqës), çfarë tha (Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

“Largohu prej tyre.” [1]

Andaj, Muslimani nuk bën kryengritje duke u bazuar në tekst të Sheriatit, në tekst të shkoqitur i cili nuk pranon interpretim tjetër. Ose të jetë nën udhëheqjen (e një Imami – udhëheqësi të Muslimanëve) ose të mos jetë nën flamurin (udhëheqjen), kështu që në këtë rast, prej teje kërkohet që të largohesh prej tyre.

Nga na erdhët me kthimin e Khilafetit të drejtë?!

قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

“Thuaj: Sillni argumentet tuaja nëse jenë të vërtetë (në atë që thoni).” el-Bekare, 111

Nuk ka argument për këtë koncept (kthimin e khilafetit), përveç doktrinës së përgjithshme politike, siç është partia komuniste, partia demokratike, etj. Ju jeni ndikuar nga këto shkolla dhe deshët që këto koncepte t’i zbrisni tek kush? Për këtë arsye, Aliju – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:

“Ne kemi luftuar për zbritjen e tij, kurse ju do të luftoni – dmth, ata që do vijnë pas sahabëve – për interpretimin (te’uil) e tij, për komentimin e tij.” [2]

Kështu që, konceptet nuk merren nga logjika (mendja) porse merren nga pasimi. Ne pasojmë dhe nuk shpikim. Feja ndërtohet mbi pasim – dhe kjo është nënshtrim (‘ubudijeh). Çdo njëri ka mend, ka aftësi për të interpretuar, porse nënshtrimi ndaj Allahut – Xhel-le ue ‘Ala – është që të kapemi pas kuptimit të Selefëve. Ky është nënshtrimi (‘ubudijeh) dhe ajo është e rëndë, sepse njeriu duhet që ta kufizojë mendjen e tij tek ajo që ishin Selefët e devotshëm. Dhe kjo gjë është e rëndë për disa njerëz, përveç atij që e ka udhëzuar Allahu – i Plotëfuqishëm dhe i Madhëruar.

Fundonta:

[1] Hudhejfe ibën Jemani thoshte: “Njerëzit e pyesin të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – për të mirën, kurse unë e pyesja për të keqen nga frika se mos më kaplon mua. Kështu, i thashë: O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në xhahilijeh (injorancë) dhe sherr, dhe Allahu na begatoi me këtë mirësi. Pas kësaj mirësi, a do të ketë sherr?

Ai tha: “Po.”

I thashë: “Pas këtij sherri, a do të ketë mirësi?

Tha: “Po! Porse do të ketë në të dakhan (mirësi jo e pastër, e turbullt).”

I thashë: E çfarë është turbullira e tij?

Ai tha: “Do të ketë njerëz që do udhëheqin (njerëzit) pa udhëzimin tim, diçka do të pranosh prej (veprave) të tyre dhe diçka do ta refuzosh.”

Unë thashë: Pas kësaj mirësie, a do të ketë sherr?

Ai tha: “Po! Do të ketë thirrësa për në dyert e zjarrit, ai që ju përgjigjet atyre, do ta hedhin në të.”

Unë thashë: O i Dërguari i Allahut! Na i përshkruaj ata.

Ai tha: “Ata janë prej popullit tonë dhe e flasin gjuhën tonë.”

I thashë: Çfarë më urdhëron nëse më nxë ajo kohë?

Ai tha: “Kapu pas xhematit të Muslimanëve dhe Imamit (udhëheqësit) të tyre.”

I thashë: Nëse ata nuk kanë xhemat e as imam?

Ai tha: “Largohu nga të gjithë ato sekte (grupe), edhe sikur të kapesh për rrënjës së pemës derisa të të vijë vdekja duke qenë në atë gjendje.” [Sahihul-Bukhari, 7084].

[2] E ka nxjerrë Nesaiu në “Khasaisu Alij,” Ibën Hibbani (2207), Hakimi (3/123-122), etj. Po ashtu e ka saktësuar Shejkh Albani në Silsiletu-Sahihah, (5/639).

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

10 Gusht 2015

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...