ÇFARë ëSHTë SELEFIZMI?

Menhexhi Selefij është i shtrenjtë – Shejkh Muhamed el-Anxheri

Autor: Shejkh Muhamed el-Anxheri

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=36842

Me Emrin e Allahut, lavdërimi i takon Allahut. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të Dërguarin e Allahut Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për familjen e tij dhe shokët e tij.

Selefizmi është i rëndë.

إِنّا سنلْقِي عليْك قوْلًا ثقِيلًا

“Ne do të shpallim ty një fjalë të rëndë.” Muzzemmil, 5

Jo çdo njeri mundet që ta mbartë të rëndën, ndërsa ajo që është e rëndë është e urryer te njerëzit. E vërteta është e rëndë.

حُفَّتِ الْجَنَّةُ بِالْمَكَارِهِ

“Xheneti është i rrethuar me vështirësi.”

Kështu që, ai që do ta shfrytëzojë fenë si shkallë për të arritur te një pozitë ose te një pasuri ose te një gjë prej dunjasë, ky menhexh nuk do të jetë në pajtim me ambiciet, synimet dhe sëmundjet e tij. Selefizmi është i pastër nga sëmundjet. Selefizmi detyrimisht kërkon dalluesin e qartë (dallimin e të vërtetës nga e kota duke u dalluar nga grupet e devijuara, sh.p.), kurse dalluesi është i shtrenjtë. Çdonjëri nga ata e din dalluesin, por a mundet çdonjëri ta ngrejë këtë flamur para kundërshtarëve, armiqve dhe xhemateve (grupeve të devijuara), madje edhe ndaj shteteve? Kjo barrë është e rëndë o vëllezër! Porse nuk ka rrugëdalje vetëm se me durim dhe qëndrueshmëri dhe t’i kërkosh Zotit – të Madhëruarit dhe të Lartësuarit – qëndrueshmëri në këtë rrugë.

Sa e sa njerëz kemi dëgjuar të cilët dje na e kundërshtonin refuzimin kundër ‘Axhil en-Neshmi-t, para më shumë se dhjetë viteve ose më shumë, e sot refuzimi kundër tij apo të ngjashmëve me të, është bërë gjë e lehtë, kurse dje, kjo vepër qortohej nga disa njerëz. Sa të shumtë janë ata të cilët i paralajmëronim kundër Turathit [1] dhe thonim se menhexhi (metodologjia) i AbduRrahman (Abdul-Khalik) është menhexh që është në kundërshtim me atë që ishte Muhamedi dhe shokët e tij; dhe se khilafi (mospajtimi) midis nesh dhe Turathit është khilaf në akide. Na e kundërshtonin këtë fjalë, kurse sot kanë filluar ta thonë këtë fjalë. Kanë filluar ta refuzojnë ‘Axhil-in, për të cilin dje thonin: a flet keq për Axhil-in! Kurse sot, vet këta kanë filluar të flasin kundër tij. Dhe krahasoi të tjerat me këto… Tani do t’ju shtroj disa çështje: teprimi (në bindje) ndaj udhëheqësve, kushtet e bindjes ndaj udhëheqësit, si dhe shumë çështje tjera. Ne jemi të gëzuar me këtë dhe e lusim Allahun për ta që t’ju japë sukses nëse janë në sunnet. Kurse haku te sunniju, nëse del prej tij ose prej dikujt tjetër, ai gëzohet sepse synon ahiretin. E sa për atë që synon ndonjë gjë për veten e tij, atëherë le të shporret. E lusim Allahun që ta udhëzojë.

Baza është se kjo është çështje akideje dhe çështje e fesë. Këtu bëhet fjalë për afrim tek Allahu, xhennet ose zjarr o vëllezër! Nuk është punë dunjaje. Sa do rrimë në këtë botë? Njëzet vite, dyzet vite? Kaq është! Do marrim fund dhe do ta lëmë këtë dunja ashtu siç e lanë etërit dhe gjyshërit tanë.

كلّا إِذا دكّتِ الْأرْض دكًّا دكًّا وجاء ربّك والْملك صفًّا صفًّا وجِيء يوْمئِذٍ

“(Jo) Mosni kështu. Kur toka të shkatërrohet plotësisht e të bëhet pluhur. Dhe kur të vijë Zoti yt me melekët radhë-radhë. Dhe atë ditë kur të sillet…”

Çka do sillet?

بِجهنّم يوْمئِذٍ يتذكّر الْإِنْسان وأنّىٰ له الذِّكْرىٰ

“…Xhehnemi. Atë ditë njeriu do të përkujtojë, por çfarë do t’i sjellë atij ai përkujtim?” El-Fexhr, 21-23

Këtu, a ke qenë në të dalluarën e qartë? A ke qenë në selefizmin e pastër, të kulluar, të qartë, që nuk ka dyshime, nuk ka gjëra të huaja, a ka qenë në rrugën e qartë? Kjo rrugë është e shtrenjtë, ne e dimë këtë. E ka thënë këtë Muhamedi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

أَلاَ إِنَّ سِلْعَةَ اللَّهِ غَالِيَةٌ

“Me të vërtetë malli (xheneti) i Allahut është i shtrenjtë.”

Selefizmi është i shtrenjtë, dhe qëndrimi në këtë rrugë deri në vdekje është gjë e shtrenjtë. Ndërsa ti ke zgjidhje. Ke zgjidhje! A do të jesh me ata – shoqërinë e xhemateve politike Islamike, siç i quan shejkhu jonë i nderuar Ahmed Sube’i – Allahu e ruajtë: “Shoqëria e xhemateve politike nga pamja e jashtme shfaqin selefizëm, porse realisht çfarë janë ata? Shoqëri që i përkatësohen xhemateve.”

Do që të jesh ikhuanij, zgjedhja është e jotja! Do që të jesh Turathist (me shoqatën e Turathit), zgjedhja është e jotja! Porse:

ما يلْفِظ مِنْ قوْلٍ إِلّا لديْهِ رقِيبٌ عتِيدٌ

“Dhe, për çdo fjalë që ai e thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë). Kaf, 18

إِنّ السّمْع والْبصر والْفؤاد كلّ أولٰئِك كان عنْه مسْئولًا

“Mos ndiq (e mos fol o ti njeri) për atë të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto (gjymtyrë) do të merren në përgjegjësi.” El-Isra, 36

وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ ۖ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا

“Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kijametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” el-Isra, 13-14.

Selefizmi është krenari, selefizmi është fuqi, edhe në qoftë se është i rëndë. Malli i Allahut është i shtrenjtë.

Me kaq po e mbyll. E lus Allahun që të më falë mua dhe juve.

________________

[1] [Shënim i përkthyesit]: Shejkh Muhamed el-Anxherij ka për qëllim shoqatën e Abdu-Rrahman Abdul-Khalik në Kuvajt “جمعية إحياء التراث الإسلامي – xhem’ijetu Ihjai Turath el-Islamij” (Shoqata Ringjallja e Trashëgimisë Islame), në anglisht njihet si: Revival of Islamic Heritage Society (RIHS).

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

22 Korrik 2015

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...