http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135451
![]()
Pyetje:
Ky pyetës thotë: “Disa thonë se nëse një njeri nga Ehli Suneti gabon dhe ka dhënë mund në përhapjen e Sunetit dhe në thirrjen për tek Allahu, ai nuk refuzohet publikisht dhe nuk paralajmërohet kundër tij ngase kjo e copëton dhe e përçan unitetin e selefijve, cila është përgjigja?”
Përgjigje nga Shejkh Abdullah Bukhari:
Nga gjërat për të cilat është obligim që pasuesit e hakut të njohin është se haku ka më shumë të drejtë që të pasohet dhe se Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) i urdhëroi njerëzit të kapen pas Librit të Tij, prandaj ka thënë (Xhel-le ue ‘Ala):
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعاً وَلاَ تَفَرَّقُواْ
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani.” Ali-Imran, 103
Kapja e litarit të Allahut është urdhër për t’u kapur pas Sunetit të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ‘alejhi ue ue alihi ue sel-lem):
لقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër.” El-Ahzab, 21
Dhe fjala e Allahut (Xhel-le ue ‘Ala):
فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.” El-Nur, 63
Dhe ka thënë (‘alejhi salatu ue selam) siç ka ardhur tek Bukhariu në Sahih:
كلُّ أمتي يدخلون الجنةَ إلا من أبى.قالوا: يا رسولَ اللهِ، ومن يأبى؟ قال: من أطاعني دخل الجنةَ ومن عصاني فقد أبى
“I gjithë Umeti im do të hyj në Xhennet përveç atij që nuk do.” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, kush nuk do?” ai tha: “Ai që më bindet mua, do të hyj në Xhennet dhe ai që nuk më bindet mua, ai nuk do.”
Kapja (pas Sunetit) apo bashkimi është për obligim që të jetë në hak, me hak dhe për hir të hakut dhe bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit janë bashkimi në hak dhe braktisja e përçarjes dhe ikhtilafit, kjo është e para.
E dyta: Nëse gabimi hapet, shpërndahet dhe shfaqet, qoftë gabim që shpërndahet nëpërmjet kasetave, librave dhe punimeve shkencore si dhe të tjera dhe duket se është gabim, atëherë është për obligim refuzimi i tij duke e mbrojtur Sheriatin, sepse Pejgamberi (‘alejhi salatu ue selam) thotë, siç ka ardhur në Sahih nga hadithi i Ebu Seid el-Khudrij:
من رأى منكم منكرًا فليغيرْه بيدِه ، فإن لم يستطعْ فبلسانِه ، فإن لم يستطعْ فبقلبِه ، وليس وراءَ ذلك حبة خردل من الإيمانِ
“Kush nga ju sheh një të keqe, atëherë lë ta ndryshoj më dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë më gjuhën e tij, e nëse nuk mundet atëherë le ta (urrej) me zemrën e tij, dhe pas kësaj nuk ka më iman as sa kokrra e melit.” Apo si ka thënë (‘alejhi salatu ue selam).
Andaj, është për detyrë refuzimi i gabimit dhe sqarimi i hakut ndaj njerëzve ngase kjo çështje është obligim sheriatik për disa njerëz (fard kifaje), refuzimi i gabimit është obligim. Është detyrë që njerëzit të kuptojnë – dhe kjo është çështja e tretë – nuk është e domosdoshme ta refuzosh atë që ka gabuar për faktin se kjo fjalë apo se ky person që e ka bërë këtë gabim është bidatçi, nuk ka ndonjë lidhje të patjetërsueshme në mes refuzimit ndaj atij që ka gabuar dhe në mes shpalljes bidatçi (tebdi), ka mundësi që ai i cili refuzohet të jetë bidatçi, i cili e meriton atë, dhe ka mundësi të jetë Sunnij që nuk është bidatçi, andaj nuk ka ndonjë lidhje të patjetërsueshme mes tyre.
Dhe ai që i hedh një sy artikujve të imamëve nga ata që kanë qenë më herët dhe qëndrimeve të tyre, qofshin (imamët) e hershëm apo të tanishëm, ai e vëren këtë gjë.
Çështja e katër është tek fjala e këtij vëllait, pyetësit, “Ai nuk refuzohet publikisht e as që paralajmërohet kundër tij ngaqë kjo e shqyen dhe e përçanë unitetin.” A nuk është të qëndruarit dhe heshtja ndaj gabimit, në të cilin ka mbrojtje për gabimin dhe anashkalim për gabimin dhe përçarje për safin selefij nga përbrenda që të heshtet ndaj të kotës, kështu që kjo e kotë (batil) do t’ju duket njerëzve sikur hak dhe njerëzit do ta besojnë atë dhe do ta thonë atë apo do ta adhurojnë Allahun me të. Ky është krimi më i madh.
Dhe nuk të lejohet ty që ta thuash këtë fjalë. Dhe nuk e thotë këtë fjalë ai që e njeh rrugën e Selefit në refuzimin ndaj atij që gabon, posaçërisht nëse ky gabim siç thashë është i përhapur. Ndërsa, nëse gabimi është i kufizuar, nuk është i përhapur e as nuk është i dukshëm dhe as që njerëzit e dinë këtë dhe as që e kanë dëgjuar ndonjëri e as që e ka lexuar, as që i është shkruar dikujt e as që ka arritur tek dikush, porse ti je ndalur para këtij gabimi, të është thënë ty, atëherë ti e këshillon atë dhe nuk e përhap nëse është ashtu siç thuhet tek pyetja se ai është njeri i sunetit dhe kjo e ndihmon atë dhe kjo i sqarohet atij, ai këshillohet, po ashtu edhe ai këshillohet me njëri-tjetrin.
Por nëse ai person është në Sunet, ndihmues i Sunetit dhe se gabimi i tij është i qartë, atëherë është për detyrë refuzimi i tij, kam për qëllim gabimin dhe se nuk lejohet pajtimi me të te ky gabim.
Nu’ajm bin Hammad ishte Imam në Sunet, për të cilin flitej (kritikohej) për përpikërinë e tij, hifdhin e tij, ai ishte fort i rrënjosur në Sunet dhe i ashpër ndaj ithtarëve të bidateve. Një ditë tregoi një hadith, ishte ulur dhe po fliste. Me vete kishte disa nxënës të tij dhe disa broshura, fleta dhe ata shkruanin, dhe në këtë mexhlis prezantoi Imam Ebu Zekerija Jahja ibn Mei’in, kështu që, Nu’ajmi tha duke transmetuar një hadith, na transmeton hadith Abdullah bin Mubarek nga Ibn ‘Auni, i cili ka thënë kështu e kështu.
Jahja në mexhlis tha:
“Nuk mendoj se këtë hadith e transmeton Ibn Mubareki, nga Ibn ‘Aun.” Kështu që, u hidhërua Nu’ajmi e tha: “Po thua se e kam gabim, po më nxjerr gabim!? Kështu!? Kurse ti erdhe vetëm të prezantosh!?” Ai nuk ishte nxënës, ai vetëm prezantoi (në mësim) ndërsa ata kishin me vete broshura, “Unë po lexoj nga broshura kurse ti nga koka jote po thua se unë gaboj dhe po më nxjerr gabim!?” Ai (Jahja ibn Me’ini) tha: “Po të nxjerr gabim ngase dua të të zbukuroj ty.”
Kështu që, ai u zemërua dhe nxënësit u zemëruan, dhe e shikonin Jahjan, kështu (me habi). Ai (Jahja ibn Me’in) tha: Kur e pashë se ai u hidhërua, thashë: “Betohem në Allahun, nuk e transmeton këtë hadith Ibn Mubareki, nga Ibn ‘Aun,” unë në fillim thashë: “Nuk mendoj se është nga hadithi i tij”, ndërsa tani që u futëm në këtë gradë kundërshtimi, betohem në Allahun, nuk është ashtu.”
U ngrit Nu’ajmi. Shiko te Nua’jmi dhe drejtësia e tij dhe te kapja e tij pas Sunetit, nuk u tregua arrogant, as mendjemadh e as nuk iu fryrën damarët. U ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij dhe i nxori librat e tij të sakta, pastaj doli dhe tha: “Ku janë ata të cilët thonë se Ebu Zekerija nuk është Emirul-Mu’minin në hadith? O Ebu Zekerija, ti ia qëllove kurse unë gabova, këtë hadith ibn Mubarek nuk e transmeton nga Ibn ‘Auni, por këtë hadith Ibn Mubarek e transmeton nga filani.” Dhe për këtë arsye imamët kanë thënë se kjo është nga virtytet e Nu’ajmit, atij iu tregua gabimi, kështu që ai u kthye. Qartë?
Mos thuaj “Kjo ndan! Përçan!” Heshtja ndaj gabimit është gabim. Ai që e ka kuptuar gabimin, e ka për detyrë që ta sqarojë atë. Ky burrë i cili ka qenë njohur si Imam i Sunetit, për të kapurit e tij pas Sunetit dhe është njohur e kaluara e tij në Sunet dhe të përqendruarit e tij në të, dhe ndihma e tij ndaj Sunetit realisht me gjithë shpirt. Pozita e tij ruhet kurse gabimi është për obligim të refuzohet.
Kurse disa njerëz, zbukurohen me Sunet dhe i mashtrojnë njerëzit dhe futen tek njerëzit në emër të Sunetit, derisa të formohet tek ata një parim siç i thonë “Parimi i grumbullimit të njerëzve.”
Kur ata (njerëzit) u besuan, (njerëzit e bidatit) i lëshuan helmet e tyre kohë pas kohë, dhe e shfaqën atë që e fshihnin, kurse Allahu e di se çfarë kurthesh thurnin, ngase nuk ka ndonjë gjë, nuk ka ndonjë person, i cili e ka fshehur një çështje përveç se Allahu ia shfaq atë përmes rrëshqitjeve të gjuhës së tij.
Ka thënë Mufaddal bin Muhelhel, siç ka ardhur në “Ibaneh Kubra” të Ibn Betta (Allahu e mëshiroftë): “Vërtet bidatçiu sikur të të flas me bidatin e tij në fillim të mexhlisit të tij, ti do të kishe paralajmëruar kundër tij dhe do të ishe larguar prej tij, porse ai të flet me Sunet në fillim të mexhlisit të tij, pastaj e fut bidatin brenda Sunetit, pra nëse ky bidat hyn në zemrën tënde, kur do të dal?!”
Nëse hyn ky bidat i mbështjellë, kur do të dalë? Ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme (për ta nxjerr).
عشقتُ الهوى قبل أنْ أعرف الهوى
U dashurova mbas epshit akoma pa e njohur
فصادف قلبًا خاليًا فتمكن
Dhe ai ra e zuri vend në një zemër të zbrazur
E keni të qartë? Andaj, kini kujdes – Allahu ju bekoftë – ndaj shprehjeve të këtilla.
Përktheu:
Jeton Shasivari