TE RINGJALLIM SUNETIN PEJGAMBERIK

Ngritja e duarve ndonjëherë kur jep tekbir për të rënë në sexhde

Ka thënë Shejkhul-Albani – rahimehullah -:

Pastaj, “Ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – bënte tekbir dhe binte në sexhde”, dhe urdhëroi të vepronte kështu (personin që u fal keq) dhe i tha atij: “Nuk plotësohet namazi i asnjë njeriu derisa… të thotë: Semi’Allahu limen hamideh. Derisa të qëndrojë drejt në këmbë; pastaj të thotë: Allahu Ekber. Pastaj bie në sexhde derisa të qetësohen nyjet e tij.” Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Hakimi i cili e ka saktësuar, e me të u pajtua edhe Dhehebiu.

Dhe: “nëse ai donte të binte në sexhde bënte tekbir, [dhe i mbante duart e tij sa më larg mesit të trupit], pastaj binte në sexhde.” Transmetuar nga Ebu Ja’la në Musnedin e tij me zinxhir të mirë dhe nga Ibn Khuzejmeh me zinxhir të saktë.

Dhe: “Ndonjëherë ai i ngrinte duart kur binte në sexhde.”

Dhe ka komentuar Shejkhul-Albani – rahimehullah – në fusnotë për pjesën “Ndonjëherë ai i ngrinte duart kur binte në sexhde.”, duke thënë:

“Ngritja e duarve në këtë rast është transmetuar nga ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nga dhjetëra Sahabë – radij-Allahu ‘anhum -. Unë i kam përcjellë dhe kam folur rreth tyre dhe kam bërë takhrixhin e tyre një më një, në librin “Ta’lijkat el-Xhijad ‘ala Zaadil-Me’ad”, sqarova cilët nga zinxhirët e tyre janë të saktë dhe cilët janë të pasaktë, porse ai përforcohet nga dëshmitë e tjera, aq sa ai i cili i merr në shqyrtim këto hadithe të gjitha pohon në mënyrë të prerë se ato kanë ardhur në mënyrë të saktë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, përkundrazi ato kanë ardhur në mënyrë (muteuatir), nga shumë transmetues nga ai…”

Dhe pastaj Shejkhul-Albani – rahimehullah – fillon të përmendë transmetimet që kanë ardhur me zinxhirë të saktë, ku vërtetohet se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – pasiqë çohej nga rukuja dhe drejtohej, i ngrinte ndonjëherë duart para se të binte në sexhde.

Burimi: Asl Sifeti Salatin-Nebiji – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -,

Kapitulli: Sexhedja/Tekbiri dhe ngritja e duarve kur bie në sexhde”, vëll.2/fq.706

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...