METODOLOGJIA E TRAJTIMIT Të NJERëZVE Të BIDATIT DHE PARALAJMëRIMI KUNDëR TYRE, NJOHJA E CILëSIVE Të BIDATçIJVE DHE KURTHEVE Të TYRE

Një prej parimeve të bidatçinjve “Ngazëllimi me gabimin e dijetarit dhe argumentimi me të”

Autor: Muhamed esh-Sheukani

Burimi: Edebut-Taleb, 116

Ka thënë Sheukani – Allahu e mëshiroftë –:

“Ka qenë vazhdimisht parim i Njerëzve të Bidatit në të shkuarën dhe në të tashmen që: ata ngazëllehen kur dikush prej dijetarëve thotë ndonjë fjalë të vetme (që i shkon për shtat epsheve të tyre), dhe ata lodhen duke e publikuar dhe duke e përhapur atë në mes tyre. Ata e bëjnë gabimin e dijetarit argument për (të mbrojtur) bidatin e tyre dhe me të godasin në fytyrën e çdokujt që flet kundër tyre. Njësoj siç e gjen këtë (fenomen) tek librat e Rrafidave, të cilat përmbajnë fjalë që kanë dalë nga dijetarët e Islamit rreth konfliktit që ndodhi midis Sahabëve dhe rreth vlerave dhe të metave të tyre; Rrafidat fluturojnë nga gëzimi (kur hasin të tilla fjalë kundër Sahabëve) dhe i shndërrojnë ato në municionet dhe armatimet më të mëdha (kundër Ehli Sunetit).”

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...