Autor: Shejkh ‘Adil Mensur
![]()
Shejkh Muhamed el-Anxherij: A keni ndonjë gjë për të shtuar, Shejkh Muhamed, Shejkh Ahmed? A ka ndonjë gjë për të shtuar o Shejkh Ebul-Abbas?
Shejkh Adil Mensur: Nëse duhet shtuar akoma në mënyrë qe të largojmë ndonjë gjë (paqartësi që ka mbetur), mua më kujtohet biografia e një transmetuesi, emri i të cilit është Shebeth ibën Rab’ij, që është në “et-Tekrijb”. Dua që të reflektoni mbi këtë shembull.
Thonë se ai ishte muezini i Sixhah (bint el-Harith et-Temiimij) dhe besonte se ajo ishte profete. Pastaj ai u pendua dhe u bë me ata që u rebeluan kundër Uthmanit dhe e vranë atë. Pastaj ai u pendua dhe u bë me ata që luftuan kundër Aliut, duke kërkuar gjakmarrje për Uthmanin. Pastaj u bë me Aliun.
Pastaj u rebelua kundër Aliut duke iu bashkangjitur Khauarixhëve. Pastaj u kthye dhe u bashkua me ushtrinë që luftoi Husejnin, derisa e vranë Husejnin. Pastaj iu bashkangjit atyre që kërkonin gjakmarrje për Husejnin dhe u bë pasues i Mukhtar ibën Ebij Ubejd eth-Thekafij. Pastaj u kthye dhe u pendua dhe u bë me ata që luftuan kundër Mukhtar ibën Ebij Ubejd eth-Thekafij.
Kjo është biografia e atij që quhet Shebeth ibën Rab’ij, në “et-Tekrijb”. E sa të shumtë janë Shebethat sot!
Janë ata që nuk kapen fare mbas Hakut, porse sa herë që ngrihet lart koka e fitnes, ata kapen mbas kokës së fitnes. E prej shkaqeve të lëkundshmërisë për të cilën dua të flas, me të vërtetë, është ekspozimi ndaj fitneve.
Dhe Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
“Dhe kush i ekspozohet asaj (fitnes), ajo do ta shkatërrojë atë.”
Dhe prej llojeve të ekspozimit ndaj fitneve është një gjë të cilën nuk e njohin shumë njerëz. Dhe ajo është: dalja në krye dhe thirrja e çdokujt që shfaqet në what’s up, twitter dhe facebook, si dhe gjërat e tjera që lidhen me këto burime të marrjes së informacionit.
Shikon një djalosh të ri, ende i papjekur në dije, e as që është ulur ndonjëherë para njerëzve të dijes, kur sakaq, ai fillon të lëkundet. Të vjen me një shubhe (dyshim, pështjellim) e me një tjetër të ngjashme me të, si dhe me atë që e refuzon shubhen dhe të ngjashmen e saj, e ndoshta ta sjell ty shubhen e bashkë me të qefinin e saj me të cilin e varros, ndërsa ai nuk e dallon fare atë.
Përse? Sepse ai merr nga këto burime, merr nga këto faqe dhe nga këto gjëra.
Pra, ekspozimi ndaj fitneve është prej shkaqeve të lëkundjes dhe kush u ekspozohet fitneve ata do ta shkatërrojnë atë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga fitnet e shfaqura dhe nga ato që janë të fshehura.
Përktheu: Alban Malaj