NAMAZI I VITRIT

Nuk ka asnjë argument nga Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, se e falte vitrin njëjtë si akshami – Komisioni i Përhershëm për Fetva

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh (koleksioni i parë), vëll. 7, fq. 175-176

 

Pyetja nr. (6148): Te ne e falin vitrin me tre rekate njëjtë sikur akshami dhe thonë se këtë e ka bërë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?

Përgjigje: Ajo që është transmetuar nga veprimet e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, është se ai në shumicën e rasteve e falte vitrin me një rekat dhe jepte selam. Siç është vërtetuar kjo në Dy Sahihat nga hadithi i Aishes, radijAllahu anha, hadithi i Ibën Abbasit si dhe të tjerëve.

Ndonjëherë e falte vitrin me pesë rekate dhe qëndronte ulur (në teshehud) në fund të rekatit të pestë, siç ka ardhur kjo në Dy Sahihat nga hadithi i Aishes.

Ndonjëherë e falte vitrin me tre rekate dhe qëndronte ulur (në teshehud) vetëm në fund të rekatit të tretë. Këtë e transmetojnë Ahmedi, en-Nesaiju, el-Bejhakiu dhe el-Hakimi nga hadithi i Aishes.

Por, që të falet vitrin me tre rekate sikur akshami, për këtë nuk dimë të ketë ndonjë argument. Përkundrazi ka ardhur ndalesë për këtë që të mos përngjasohet vitri me akshamin. Këtë e ka transmetuar Darekutnij me zinxhirin e tij dhe të gjithë transmetuesit janë të besueshëm (thikaat).

Suksesi vjen prej Allahut. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

? Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

?Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

?Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi

?Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...