Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibën Baz
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142764
![]()
Pyetje:
Në disa sixhade në të cilat falemi ka figura, veçanërisht figura me Kaben dhe Xhaminë Profetike, cili është gjykimi?
Përgjigje:
Nuk duhet që të falet namaz mbi të, sepse qëndrimi mbi Kabe dhe shkelja mbi të është një farë lloj nënçmimi. Nuk lejohet vizatimi i Kabes në shtroje. Ai që e sheh nuk duhet të blejë sixhadenë në të cilën ka figura të Kabes, sepse në qoftë se ajo është para tij (kur ai falet), e shpërqendron atë; në qoftë se është në këmbët e tij është një lloj nënçmimi. Andaj, sa më larg dyshimit është që besimtari të mos i përdorë këto sixhade.
Përktheu: Jeton Shasivari