AKTUALITET

Nuk mësohet feja e Allahut nga Inteligjenca Artificiale! – Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-Bedër

Një çështje shumë e rëndësishme për këtë kohë sot është: mos vendos mes vetes tënde dhe Allahut, për të mësuar fenë e Tij, ata që janë të panjohur!

Disa njerëz sot, kur hasin në ndonjë çështje rreth fesë së tyre, hapin telefonin, shkruajnë pyetjen dhe pastaj lexojnë fetvanë që u jepet, ndërkohë që nuk e dinë se kush ia dha fetvanë, i panjohur! Ai që ia dha fetvanë është i panjohur!

Kjo gjithashtu, është një prej fatkeqësive të kësaj kohe, që po i marrim fetvatë nga programi që quhet “Inteligjenca Artificiale”! Qysh mund të bëhet kjo gjë?! Qysh mund të vendosësh mes vetes tënde dhe Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm aparate që nuk kanë ndërgjegje dhe nuk kanë logjikë?!

Kjo është prej rrugëve të humbjes, humbjes së fesë së njeriut! Kështu që, ky është një problem shumë i madh, domethënë është problem që po shkakton humbjen e fesë te njerëzit. Dhe shkaku është pikërisht ngaqë njerëzve nuk po u intereson më se nga kush po e marrin fenë e tyre!

 

Përktheu: Alban Malaj

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...