BAZA DHE RREGULLA Të METODOLOGJISë SELEFIJE

Numri i madh apo i vogël i xhematit nuk është argument se personi është në hak – Shejkh Abdullah Bukhari

Autor: Shejkh Abdullah Bukhari

Burimi: Shpjegim i librit “Usuul Sitteh” ligjërata e parë, minutat 00:58:12

 

http://www.elbukhari.com/index.php?page=lecture&action=lec&lec=649


 

Pika që gjendet pas kësaj, e që është pika e fundit, pika e pestë tek fjala e Shejkhut – rahimehullah -: “Përveç se një pakicë e vogël.”

 

O ju vëllezër, shumica nuk ka qenë ndonjëherë argument se personi është në hak, kurrë nuk ka qenë.

 

Pakica në përgjithësi është një veti e pandashme e njerëzve të hakut, ata janë pakicë. Ata janë të pakët në numër, porse atë janë shumicë me hakun që kanë me vete. Ajo është një pakicë e lavdëruar, pakica e njerëzve të hakut është pakicë e lavdëruar, është i lavdëruar anëtari i kësaj pakice. Cili është argumenti?

 

Argumenti për këtë është fjala e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – në atë që ka nxjerr Muslimi në Sahih si dhe të tjerë:

بَدَأَ الإِسْلاَمُ غَرِيبًا وَسَيَعُودُ كَمَا بَدَأَ غَرِيبًا فَطُوبَى لِلْغُرَبَاءِ

“Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj ashtu siç filloi, andaj Tuba qoftë për të huajt.”

 

 

Ka thënë Imam Euza’i – rahimehullahu Te’ala – nga ajo që ka transmetuar nga Hafidh Ibn Rexheb në “Keshful Kurrbeh” ka thënë – rahimehullah -:

“Islami nuk do të zhduket, porse do të pakësohet Ehli Sunneti derisa të mos mbetet prej tyre në vend përveçse një njeri i vetëm.”

 

Dhe kjo është argument për çfarë? Për numrin e pakët të tyre.

 

Dhe prej argumenteve që tregojnë se shumica nuk është në hak dhe se pakica në përgjithësi është veti e pandashme e njerëzve të hakut, është argument Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Ala -:

وَ إِنْ تُطِعْ أَكْثَرَ مَنْ فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ

“Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të devijojnë ty nga rruga e Allahut.” El-En’am, 116

 

 

Ka thënë Imam Ibn Kethiri – rahimehullah – në tefsir: “Këtu Allahu tregon për gjendjen e shumicës së banorëve të Tokës prej bijve e Ademit se ata janë në devijim. Gjendja e tyre është devijimi.”

 

Siç ka thënë i Lartësuari:

وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ الْأَوَّلِينَ

“Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.” Es-Saffat, 71

 

Dhe ka thënë i Lartësuari:

 

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

“Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” Jusuf, 103

Këtu mbaron fjala e tij (Ibn Kethirit) – Allahu e mëshiroftë.

 

 

ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

“Ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Er-Rum, 30

 

 

Ka thënë Ibn Kethiri (rahimehullah) për ajetin:

ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ

“Ajo është Feja e drejtë.”

 

Do të thotë: Kapja pas Sheriatit dhe natyrshmërisë të pastër, ajo është feja e vërtetë, ajo është feja e vërtetë.

 

وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

“…por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

 

Dhe për këtë arsye, shumica e njerëzve nuk e njohin këtë Fe. Andaj, ata i shmangen asaj. Nëse robi i shmanget të vërtetës, devijon. Apo jo?

 

Siç ka thënë i Lartësuari:

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

“Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” Jusuf, 103

 

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

“Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” Jusuf, 103

 

وَ إِنْ تُطِعْ أَكْثَرَ مَنْ فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ

“Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të devijojnë ty nga rruga e Allahut.” El-En’am, 116

 

Mbaroi fjala e tij – Allahu e mëshiroftë.

 

 

Dhe në hadithin muttefekun ‘alejhi (që e transmeton Buhariu dhe Muslimi), dhe transmetimi është i Muslimit nga hadithi i Ibn Abbasit – radijAllahu ‘anhuma -, se Pejgamberi – ‘alejhi salatu ue selam – ka thënë:

عُرِضَتْ عَلَىَّ الأُمَمُ فَرَأَيْتُ النَّبِيَّ وَمَعَهُ الرُّهَيْطُ وَالنَّبِيَّ وَمَعَهُ الرَّجُلُ وَالرَّجُلاَنِ وَالنَّبِيَّ لَيْسَ مَعَهُ أَحَدٌ

“Më janë treguar Umetet, kështu që pashë Profet që me vete kishte një grup të vogël – ruhejt (më pak se dhjetë veta), dhe (pashë) Profet që me vete kishte një njeri, dhe (pashë) Profet që nuk kishte me vete asnjë.”

 

 

Thotë Imami, Muxhedidi Muhamed Ibn AbdulUehhab – rahimehullah – duke i numëruar çështjet për këtë temë, dhe prej kësaj teme që ka ardhur në këtë hadith, ku përmend meselenë e trembëdhjetë, ai thotë: “Një pakicë nga ata që u janë përgjigjur Pejgamberëve.”

A nuk thirrën Pejgamberët në hak? Ata thërrisnin për te haku dhe udhëzimi, ngase Allahu – Xhel-le ue ‘Ala – thotë:

ولقد بعثنا في امة رسولا انعبد الله وجتنبوا الطاغوت

“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” En-Nahl, 36

 

Dhe ata e morën përsipër këtë detyrë (për t’i thirrur njerëzit në fenë e Allahut), – salauatullahi ue selamuhu ‘alejhim.

 

 

Dhe në (pikën) e pesëmbëdhjetë ka thënë (Muhamed ibn AbdulUehhab – rahimehullah): “Frytet e kësaj dijeje.” Cilat janë frytet? Ai tha: “Mos-mashtrimi me shumicën (me numrin e madh të xhematit), dhe mos-largimi nga pakica (numri i vogël i xhematit).”

Mbaroi fjala e tij – Allahu e mëshiroftë.

 

 

Dhe ai ka thënë të vërtetën, pasha Allahun! E ka thënë të vërtetën – Allahu e mëshiroftë.

 

Pra kjo është nga frytet e dijes që pasuesit e hakut të mos mashtrohen me numrin e shumtë të xhematit dhe të mos largohen për shkak të numrit të vogël të xhematit, kurrë.

 

Imam Abdu-Rrahman ibn Mehdi në “Sijar” thotë: “Ulesha (për të mbajtur ligjëratë) ditën e Premte, nëse vinin shumë njerëz, gëzohesha, e nëse vinin pak njerëz, dëshpërohesha, andaj e pyeta Bishrah ibn Mensurin, d.m.th për atë që po e vërej tek vetja ime, me gëzimin tim për numrin e madh të njerëzve dhe dëshpërimin tim për numrin e vogël të njerëzve (në ligjëratë).”

 

Me çfarë iu përgjigj Bishrah – Allahu e mëshiroftë, ai tha: “Ky është një mexhlis i keq, mos u kthe më tek ai mexhlis.” Ai (Abdu-Rrahman ibn Mehdi) tha: “Nuk iu ktheva më atij (mexhlisi).”

 

Sepse ky ka nevojë për kalitje të shpirtit, dhe kjo është goditje për sinqeritetin, nuk është siç thonë disa prej tyre: “Prezantonin në mexhliset tona, kurse tani nuk prezanton askush.”

 

Ata e kërkojnë numrin e madh të xhematit dhe po dihasin pas tij (xhematit), dhe ata i shkatërroi mahnitja (me veten e tyre), kurse mahnitja i shkatërron virtytet.

 

Dhe në “Musennefin” e Ibn Ebi Shejbes – rahimehullah – është transmetuar se Ebu Alijeh er-Rijahi – rahimehullah -: “Nëse uleshin tek ai në mexhlisin e tij më shumë se katër veta, ai ngrihej.” E braktiste mexhlisin.

 

Dhe kjo – Allahu ju mëshiroftë –  është prej kujdesit të tyre – radijjAllahu ‘anhum – ndaj luftës me vetveten dhe shejtanin si dhe largimin nga dashuria për famë dhe për t’u dukur e cila ta thyen qafën – tek Allahu kërkojmë mbrojtje.

A është e qartë o vëllezër?

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

 

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...