Shejkh Rabij Ibn Hadi el-Medkhali
Kjo ligjëratë e Shejkh Rabijs është shkëputur nga vargu i ligjëratave “Mexhalisu Ramadan fi et-T’alik ale Tefsiri el-Hafidh ibn Kethiri li ajati minel Kuranil-Kerim” (Mexhliset e Ramazanit me komentimin e Tefsirit te Hafidh Ibn Kethirit per ajetet e Kuranit Fisnik) ligjërata të mbajtura në shtëpinë e Shejkhut në Mekke Mukerremeh gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në vitin 1432 Hixhrij.
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130627
![]()
Allahu (Tebareke ue Te’ala) thotë:
“O njerëz! Adhurojeni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat) i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.” El-Bekare, 21 – 22.
Këto janë nga ajetet madhështore të cilat thërrasin për tek Teuhidi (veçimi) i Allahut – Tebareke ue Te’Ala -, dhe sinqeriteti ndaj Tij në Fe, dhe luftës ndaj Shirkut si dhe luftës ndaj marrjes se ortakëve krahas Allahut – Tebareke ue Te’Ala -. Ai i përcjell këto ajete duke i thirrur ata tek Teuhidi i adhurimit, pastaj sjell argumente dhe fakte lidhur me atë se vetëm Ai është i Adhuruari me të drejtë, i Vetmi, i paortak në atë.
Ai është i Cili e ka krijuar qiellin, dhe e ka bërë atë kulm të sigurtë për ju dhe e bëri Tokën të qëndrueshme për ju dhe ka bërë në të lumenj për ju dhe lëshon shi nga qielli dhe përmes tij bën që të mbijnë bimë të ndryshme dhe frute, Subhanehu ue Te’Ala. Pra, Ai që u ka krijuar juve dhe u ka shpikur juve nga hiçi dhe u ka begatuar me këta mirësi dhe e ka vënë në shërbimin tuaj atë që është në qiell e në Tokë dhe Ai është i Adhuruari i Vetëm i Cili e meriton adhurimin, i paortak – Subhanehu ue Te’ala – në ndonjë gjë prej adhurimeve, çfarë do qoftë.
Pra, mënyra e Kuranit është se ai vjen me ajete që thërrasin për në Teuhid dhe i mbështet ato me argumente që tregojnë për Teuhidin ILahijeh (veçimin e Allahut në adhurim), dhe i mbështet ato me argumente që tregojnë për Teuhidin Rububijeh (veçimin e Allahut në zotërim). Andaj, Zoti është Krijuesi, Furnizuesi, Dhënësi i jetës dhe i vdekjes, dhe vetëm Ai e meriton adhurimin ngaqë Ai është Zoti, Krijuesi, Dhënësi i jetës dhe i vdekjes, i Lavdëruar dhe i Lartësuar është Ai. Prandaj, nuk lejohet të merret krahas Tij asnjë ortak (në adhurim), sepse ajo është nga krimet më të mëdha dhe nga kufri më i rëndë si dhe nga Shirku (politeizmi) më i rëndë ndaj Allahut, Tebareke ue Te’Ala.
Kurani është përplot me thirrje për në Teuhidin (veçimin) e Allahut, Tebareke ue Te’Ala, me llojet e tij: Teuhid el-Ibadeh (Veçimi në adhurim), Teuhid er-Rububijeh (Veçimi në zotërim) dhe Teuhid el-Esma ue Sifat (Veçimi në Emrat dhe Cilësitë e Allahut) po ashtu edhe Suneti është i mbushur me Teuhid. Por, shumica e njerëzve e injorojnë këtë dhe shumë prej tyre kanë rënë në të shoqëruarit ortak Allahut në adhurim, dhe shumë prej tyre bëjnë përzierje të Shirkut në adhurim dhe në (Teuhid) Rububijeh, dhe duke i shtuar kësaj edhe mohimin e Cilësive të Allahut, Tebareke ue Te’Ala.
Allahu – Subhanehu ue Te’Ala – e ka dalluar Grupin e Shpëtuar e të Ndihmuar lidhur me faktin se ata mbeten në këtë Fe të Vërtetë, dhe ata i pohojnë (tre) llojet e Teuhidit të Allahut, Tebareke ue Te’Ala, dhe i luftojnë të gjitha llojet dhe format e Shirkut. Ata janë të vetmit të cilët mbesin në këtë të Vërtetë, në këtë Dritë dhe në këtë Udhëzim.
“Nuk do të pushoj së ekzistuari një grup nga Umeti im, fitimtarë në të vërtetën, nuk i dëmton ata ai që i kundërshton. Ata janë në këtë gjendje derisa të vijë premtimi i Allahut.”
Pra, njiheni këtë metodologji (menhexh) dhe kapuni fort pas tij me dhëmballë dhe thirrni njerëzit tek kjo metodologji me dije, fakte dhe argumente.
“Betohem në Allahun, edhe sikur një njeri i vetëm të udhëzohet nga Allahu përmes teje, është më e hajrit për ty se sa devetë e kuqe.”
Ka shumë ajete në Kuran ku Allahu e ndalon lutjen (për dikë tjetër pos Allahut) dhe e ka quajtur atë Shirk të Madh.
Pra, këtu në këto ajete të Sures el-Ahkaf, Ai rithekson se nuk ka më të devijuar se ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut.
“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit.”
Sikur të ndaleshe e të luteshe me qindra vite, t’u luteshe të vdekurve, profetëve, engjëjve krahas Allahut, Tebareke ue Te’Ala, nuk ka mundësi që ata të të përgjigjen ty.
وَهُمْ عَن دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ
“Dhe ata janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre.”
Siç ka thënë Allahu, Tebareke ue Te’Ala. Dhe ata janë të pavetëdijshëm ndaj kësaj lutjeje të kotë dhe kjo është Shirk i Madh, Allahu na ruajt. Pastaj, në fund të këtij ajeti gjykoi se kjo lutje është Kufër, Ai tha:
وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِين
“Do ta mohojnë adhurimin e tyre.”
(Adhurimin e tyre) do të thotë: Lutjen e tyre.
Ata (idhujt) do ta refuzojnë atë (që u lutej idhujve në këtë botë) dhe do thonë: “Ne nuk u urdhëruam juve që të na merrni ortak krahas Allahut dhe të na luteni krahas Allahut, Subhanehu ue Te’Ala!” Ata (idhujt në Ditën Gjykimit) distancohen prej tyre. Dhe Allahu gjykoi se lutja ndaj tyre është devijim dhe është mosbesim ndaj Allahut.
وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِير
“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” Fatir, 13.
Kuptojeni këtë o vëllezër.
وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ
“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij.” Fatir, 13.
Ka prej atyre që i luten Isait (Jezusit), ka prej tyre që i luten Uzejrit (alejhi selam) ka prej tyre që i luten të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe ka prej tyre që i lutet eulijave.
وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِير
“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” Fatir, 13.
I tërë ky univers është pronë e Allahut.
لِّلَّـهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْض
“Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.” El-Bekare, 284
I Lavdëruar dhe i Lartësuar është Ai, Allahu nuk ka ortak në ndonjë gjë prej tij (krijimit), as edhe sa një thërrmijë. Andaj, ata që luten krahas Allahut, qofshin Profet apo qofshin njerëz të mirë, Allahu nuk kënaqet që të merren krahas Tij shok, i Lavdëruar e i Lartësuar është Ai.
Edhe në qoftë se Allahu i do ata apo është i kënaqur me ta sepse ata janë thirrës për në Teuhidin e Tij dhe për tek sinqeriteti në adhurimin vetëm për hir të Allahut, atëherë si merren për ortak krahas Allahut? Dhe me këtë sqarim të pozitës së Teuhidit, Allahu i sqaron realitetet qartazi ashtu siç janë.
وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِير
“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” Fatir, 13
Engjëjt, Profetët dhe të devotshmit nuk posedojnë as sa një Katmir. Katmir është cipa e bërthamës së hurmës dhe nekir është një pikë në shpinën e bërthamës së saj. Ata nuk posedojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Ai që nuk zotëron as sa cipa e bërthamës së hurmës nga i gjithë ky univers, atëherë si e merrni për ortak krahas Allahut, Tebareke ue Te’Ala, dhe i luteni atij dhe kërkoni ndihmë prej tij në raste vështirësie dhe frike ndërsa ai nuk zotëron as sa një cipë e bërthamës së hurmës nga ky univers? Allahu është i Vetëm në krijimin e këtij universi dhe në pronën e Tij, i Lavdëruar e i Lartësuar është Ai. Dhe Ai nuk ka ortak në asnjërën prej tij. Pra, këto ajete në mesin e shumë ajeteve tjera, sqarojnë veçimin (Teuhidin) e Allahut, Tebareke ue Te’Ala.
“Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin.” Fatir, 13-14.
A i takon (a i ka hije) njeriut, i cili i përkatësohet Islamit e ta lexojë këtë ajet në të cilin Allahu sqaron se atyre që u luten, nuk posedojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës, dhe se ata nuk e dëgjojnë lutjen.
إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ
“Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj.”
Si nuk i beson Zotit tënd?! Si nuk e beson Kuranin?!
إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ
“Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj.”
Kjo është fjalë e vërtet, si dyshon në të? Allahu thotë:
“Ata nuk dëgjojnë,”
Ti thua: “Dëgjojnë! Betohem në Allahun, unë besoj se ata e dinë të fshehtën dhe se ata kanë pushtet në univers!.”
Dhe u luten atyre nga mijëra milje larg tyre, “O Abdul-Kadir!” “O Bedeui!” “O Xhilani!” “O Filan e Filan!” “O i Dërguari i Allahut!” Që nga India i lutet Abdul-Kadirit në Irak, kurse Abdul-Kadiri është i vdekur, që prej kohësh ka vdekur, ai beson se ky dëgjon dhe se ai i përgjigjet lutjes së tij dhe se ai e ndihmon atë, në raste vështirësie dhe frike dhe se e shpëton nga vuajtjet! Po ashtu Bedeuiju, e po ashtu të tjerë e të tjerë.
Ky është devijim i qartë! Kërkojmë mbrojtje prej Allahut, ndaj devijimit në të cilin e kanë futur shumicën e këtij Umeti, e të cilët janë Rafidijt heretik dhe Sufistët dhe në mesin e tyre ka heretik dhe ateistë. E kanë futur Umetin në këtë devijim dhe i thirrën që të adhuronin të tjerë krahas Allahut, duke therur kurban për ta, duke u zotuar tek ata, duke ndërtuar kube dhe tyrbe sipër varreve të tyre. Shumica e muslimanëve nuk lanë ndonjë vepër që doli nga Jehudët dhe të Krishterët veçse ia kaluan atyre në këto vepra të shëmtuara. Pra, luteni vetëm Allahun të Vetmin dhe mësojuani njerëzve këtë dhe adhurojeni Atë të Vetmin dhe edukoni veten tuaj, fëmijët tuaj, familjet tuaja, farefisin tuaj me Teuhidin e pastër të Allahut.
Sepse ti vërtet i ekspozohesh Zjarrit dhe banimit në të në qoftë se nuk e mëson Teuhidin, dhe nuk e mëson kuptimin e fjalës La ilahe il-lAllah Muhamedun ResulUll-llah, për të cilën do pyetesh në varrin tënd dhe përmes kësaj do dalësh prej Zjarrit nëse ke qenë mëkatar, do dalësh me këtë Teuhid. Sikur të vije e të sillje flori e argjend aq sa është toka, porse ti i shoqëron Allahut ortak në adhurim, Allahu do t’i bëjë të gjitha ata (vepra të mira) hi e pluhur. Sikur ta adhuroje Allahun me adhurime të ndryshme, dhe në të njëjtën kohë merr krahas Allahut – Tebareke ue Te’Ala – ortak, Allahu nuk do ta pranojë prej teje atë adhurim dhe Ai këtë e konsideron Shirk – Subhanehu ue Te’Ala – dhe do të të trajtojë ty ashtu siç trajtohen idhujtarët.
E lusim Allahun që të na bëjë të palëkundur në Fenë e Tij të vërtetë dhe në Teuhidin e Tij dhe t’i përgatisë Umetit thirrësa të besueshëm, këshillues të sinqertë të cilët do t’i nxjerrin – pas Allahut (d.m.th me lejen e Allahut) – nga këto labirinte dhe devijime të cilat i kanë futur në Umet Rafidijt dhe Sufistët si dhe retoricienët. Retoricienët kanë luajtur një rol në devijimin e Umetit, njerëzit e retorikës – ata janë Mutezilitë, Xhehmijtë dhe Khauarixhët kanë luajtur rol të madh në devijimin e njerëzve, bile dhe në kuptimin e fjalës La ilahe il-lAllah.
Ata thonë: Kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah është: “Nuk ka Krijues dhe Furnizues.” Nuk ka Krijues dhe Furnizues tjetër përveç Allahut, por nuk është kjo domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah. Ndërsa domethënia e saj është: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut.”
Kur e keqkuptuan këtë domethënie të fjalës La ilahe il-lAllah, ranë në këto labirinte (devijime).
Andaj, sqarojuni njerëzve domethënien e fjalës La ilahe il-lAllah, të cilat fjalë po të vendoseshin në një peshore dhe qiejt me ata që janë në të si dhe tokën me gjithçka ka në të në një peshore tjetër, do të rëndonte më shumë fjala La ilahe il-lAllah, fjala e Teuhidit; kjo fjalë ka pozitë (të lartë) tek Allahu, Tebareke ue Te’Ala, asnjë vepër nuk mund të arrijë gradat e saj.
Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve dhe na bëftë neve dhe juve të palëkundur në të Vërtetën, vërtet Zoti ynë është Dëgjues i lutjes. Allahu dërgoftë salavate dhe selame mbi Pejgamberin tonë Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari