Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130284
![]()
Dhe ky është (Abdullah) Ibn Xhibrini – Allahu e mëshiroftë – e refuzuam atë kur e foli të pavërtetën (batil) duke i lavdëruar Ikhuanul-Musliminët dhe duke e lavdëruar Xhematin Teblig dhe duke i mbrojtur ata. E lavdëroi Usame bin Ladenin dhe e mbrojti atë.
Dhe kohën e fundit, më kanë sjellë vëllezërit fjalë të çuditshme, sikur ta dija se do flisja sonte, do t’i kisha sjellë ato fjalë, ku ai (Xhibrini) mbron ‘Alauij Malikijn – Muhamed ‘Alauij Malikij, ithtarin e besëtytnive, adhuruesin e varreve, ai (Xhibrini) e mbron këtë dhe e konsideron atë nga njerëzit e dijes, dhe (thotë) se librat e tij lexohen dhe (Xhibrini) thotë se askush nuk ka paralajmëruar kundër tij. Kurse ka prej njerëzve të dijes që kanë bërë tekfir mbi të (Muhamed ‘Alauij Malikijn) dhe fetvat janë të pranishme.
Po ashtu (Xhirbrini e mbron) edhe
Kardavin, i mbron ata të gjithë dhe thotë se lexohen librat e tyre dhe përfitohet prej tyre. Kurse Ahmed en-Nexhmi dhe Shejkh Rabij paralajmërojnë kundër tyre.
(Sipas Xhibrinit) Shejkh Rabij nuk është nga njerëzit e dijes e as nga njerëzit e Xherhit dhe T’adilit dhe librat e tij janë të pranishëm dhe dëshmojnë për marrëzitë (e tij) apo ka thënë për injorancën (e tij).
Dhe e mbron Usama bin Ladenin, e mbron Muhamed ‘Alauij Malikij, e mbron Kardavin, i mbron Tebligsat, i mbron Ikhuanul-Musliminët, e mbron Sejid Kutubin, si dhe të tjera.
Dhe i thotë Shejkhut tonë, Shejkh Ahmed en-Nexhmit – Allahu e mëshiroftë: “Mos e boto këtë libër,” i cili është “el-Meuridul-Adhbu Zulal.” Kështu që, Shejkhu jonë e refuzon atë me forcën dhe trimërinë e luanëve duke mos ia patur frikën atij dhe duke mos e çarë kokën, edhe pse ai ishte anëtar (i Komisionit) të Fetvave, e refuzoi atë, (me librin i cili titullohet): “Reddul-Xheuab ‘ala men talebe minni ‘ademe tab’il-Kitab,” (Përgjigje ndaj atij që më kërkoi të mos botohet libri).
Këto janë qëndrimet tona të dëshmuara që kemi mbajtur neve, dhe Miku (Uelij) jonë është Kujdestari (Meula – një prej Emrave të Allahut) yt, nuk miqësojmë vetëm se për Allah dhe nuk armiqësojmë vetëm se për hir të Tij.
Pra, na i përmendni ju qëndrimet tuaja. Selefiju niset për ta ngritur Çështjen e Allahut dhe për ta ngritur Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk ka dertin e askujt.
Porse ai di se si të flas me të tjerët dhe e din edukatën e të folurit me të tjerët. Andaj, ashpërsia në vendin e saj është e lavdëruar kurse butësia në vendin e saj është e lavdëruar, dhe flet me tjetrit me atë që i përshtatet atij. Nëse ai vjen me fjalë që i kundërshtojnë shkrimet e tij dhe fjalët e tij dhe e refuzon atë, a thuhet se ky është i ashpër!?
Kjo – betohem në Allahun – është e çuditshme.
Përktheu: Jeton Shasivari