Shejkh Ibn Baz (rahimehullah)
Burimi: Silsile Kitabu ed-Da ‘ue (11), el-Fetaua – vëllimi 4, faqa 3
![]()
Pyetje: A bëhet mushrik çdokush që bën shirk të madh (esh-Shirkul-Ekber) dhe kështu mbi të ta zbatohen gjykimet njësoj sikur zbatohen mbi mushrikët?
Përgjigje: Po. Kushdo që nuk beson në Allahun bëhet qafir dhe kushdo që i bën shirk Allahut bëhet mushrik. Njësoj sikur ai që beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij bëhet besimtar (mu’min) dhe njeri i teuhidit (mu’uahid).
Sa i përket atij që nuk i është përcjellë da’ueti, atëherë për të nuk thuhet se është besimtar dhe as nuk thuhet se është qafir dhe ai nuk duhet të merret si Musliman, por çështja e tij është tek Allahu në Ditën e Ringjalljes dhe këta janë njerëzit që nuk kanë dijeni sepse atyre nuk u është përcjellë da’ueti. Ata do të sprovohen në Ditën e Ringjalljes.
Ndërsa sa i përket atij që i është përcjellë da’ueti dhe ai nuk ka besuar e nuk është bërë Musliman, atëherë ai është një qafir dhe një armik i Allahut.
Përgatiti: Alban Malaj