Autor: Shejkh Usameh bin Ataja el-Utejbi
Burimi: http://m-noor.com/showthread.php?t=17200
![]()
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Videoja “Besoj në Mesihun” me tekst të Aid el-Karnit dhe këndim të Musa el-Umejrah, është një vepër e qortuar që bie ndesh me fenë Islame, për disa arsye:
1 – Mesihu – ‘alejhi selam – nuk është kryqëzuar, kurse ata në këtë video e kanë paraqitur Mesihun të kryqëzuar.
2 – Këndimi ka melodi muzikore.
3 – Kjo video është përhapur me rastin e një feste të qortuar, e që është: festimi i ditëlindjes së Mesihut – ‘alejhi selam – te të Krishterët.
4 – Ka përngjasim me të Krishterët, një ndër to është: fotoja e Karnit dhe Umejras në video, ku të dy kanë vënë shall, sipër të cilit shkruan: “Unë e dua Muhamedin, Unë e dua Jezusin.”
5 – Ka video-inçizim pa ndonjë nevojë sheriatike apo domosdoshmëri.
6 – Ka disa video-klipe të aktrimit, kurse aktrimi përmban gënjeshtra dhe harame të tjera. Po ashtu, kjo është poshtërim për Pejgamberin e Allahut, Isain – ‘alejhi selam – ku ata kanë luajtur rolin e personalitetit të Mesihut – ‘alejhi selam.
Allahu e di më së miri.
Shkroi:
Usameh bin ‘Ataja el-‘Utejbi
25/3/1438 H
Përktheu: Jeton Shasivari