Shejkh Rabij’ për filmimin e ligjëratave
Burimi: Sahab.net
![]()
Një prej vëllezërve kërkoi nga Shejkh Rabij’ që ai t’u mbante një ligjëratë dhe ligjërata të filmohej me kamera.
Shejkh Rabij’ i tha atij: “Pse të filmohet??!!”
Tha vëllai: “Që të përhapet dija dhe daveti me video dhe pamje o Shejkh!!”
Atëherë i tha Shejkhu: “Pasha Allahun o biri im, me të vërtetë ky davet u përhap pa video, porse ai u përhap me mirësinë e Allahut, pastaj nga Sahabët dhe kush i pasoi ata me mirësi dhe sinqeritet, nga burra që bënë xhihad për ta nxjerrë triumfues këtë davet… kurse ne uAllahi po shohim se ky davet ka rënë qëkurse u shfaqën këto video e këto mjete…”
Shejkhul-Albani rahimehullah për filmimin e ligjëratave të tij
Silsiletul-Huda uen-Nur, 493
![]()
Shejkhul-Albani rahimehullah: Urdhëro.
Pyetësi: A është ai që filmon, që punon me filmim, a ka ndonjë gjë për atë që filmon, për shembull kjo ligjëratë, unë dua që t’ua përcjell atë vëllezërve tanë në Evropë. A na lejoni që ta filmojmë?
Shejkhul-Albani rahimehullah: Eudhubil-lah, eudhubil-lah – Allahu më ruajt mos të jem prej xhahilave..
Pyetësi: Me video, për shembull…
Shejkhul-Albani rahimehullah: Videoja a fotografon apo jo?
Pyetësi: Fotografon, natyrisht.
Shejkhul-Albani: Po ai që përdor videon, a quhet fotografues apo nuk quhet fotografues?
Pyetësi: Fotografues, ramë dakort për këtë.
Shejkhul-Albani rahimehullah: Në rregull, mjaft.
Përktheu: Alban Malaj