BAZA DHE RREGULLA Të METODOLOGJISë SELEFIJE

Shejkh Muhamed el-Anxheri dhe Shejkh Zejd el-Medkhalij në lidhje me personin që është penduar nga bidati

 

 

Shejkhu Muhamed el-Anxheri, Allahu e ruajt, ka përmendur në lidhje me personin që pendohet dhe kthehet nga bidati i tij se edhe pasi që ai është penduar dhe është kthyer nga bidati i tij, ne nuk duhet që ta nxjerrim në tribunë, nuk duhet që ta nxjerrim në tribunën e daues tonë me qëllim që ai të dali hapur, të flasi, të japi mësim e kështu me rradhë. Ai nuk duhet nxjerrë në tribunën e daues por duhet të ulet mbrapa dhe duhet të bëhet e qartë dhe të vërtetohet që ai është penduar me të vërtetë nga bidati i tij. Kështu që njeriu nuk duhet të nxitohet dhe ta vendosi atë në tribunë, jo.

Shejkhu tha se kjo nuk është rruga e Ehli-Sunetit dhe ai ka thënë – në kuptimin e fjalëve – atë çfarë kanë thënë ‘Ulematë si puna e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes – rahimehullah – në “Mexhmu’ul-Fetaua” dhe të tjerët, në lidhje me çështjen e Ebul-Hasen el-Esh’ari – rahimehullah – në librin e tij “el-Ibane”, se si ai u pendua nga mendimi i tij por ‘Ulematë asnjëherë nuk e vendosën atë në tribunë. Ai shkroi librin e tij “el-Ibane” dhe pastaj vdiq. Ai u pendua dhe kaq. Atë nuk e vendosën asnjëherë në tribunën e këtij daueti.

Poashtu, Shejkh Zejd el-Medkhalij është pyetur:

“O Shejkh, si të verpojmë me ata që janë kthyer nga Hizbija kohët e fundit dhe tani janë kapaur pas Selefizmit, veçanërisht ata të cilët kanë ‘ilm (dije), a t’i nxjerrim ata menjëherë që t’u japin mësim njerëzve?

Shejkhu u përgjigj:

“Konfirmojeni (akidu), vërtetojeni nëse ai është në akiden dhe menhexhin e saktë.”

 

Përktheu: Alban Malaj

 

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...