TEZKIJET (LAVDëRIMET E DIJETARëVE)

Shejkh Rabij: “Nuk kam ndryshuar mendim për Ahmed Bazmulin, ai është dijetar.”

Autor: Khalid Abdur-Rahman

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/1622/1-1436

Dua – in sha Allah – t’ju njoftoj për një gjë dhe me këtë njoftim po e mbyllim – in sha Allahu Te’ala – këtë ligjëratë, të cilën e lusim Allahun e Madhëruar e të Lartësuar me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, ta bëjë atë të sinqertë për Fytyrën e Tij të Ndershme dhe të sjellë dobi për mbështetësit e kësaj (ligjërate) dhe për atë që dëshiron nga krijesat e Tij.

Atë që desha t’ju njoftoj është se neve – lavdërimi dhe begatia i takon Allahut – ditën e diel, javën e kaluar, u takuam në mbrëmje të ditës së diel, që përkon me fillimin e muajit Sefer, e ai është 1 Sefer (1436) siç e dini. U takuam me prindin tonë, Shejkhun tonë, Imamin e xherhit dhe t’adilit me hak – hafidhahUllah – Shejkhu, kolosi, Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij – hafidhahUllah – Allahu i dhëntë jetë të gjatë dhe e bëftë atë të qëndrueshëm në bindjen ndaj Tij deri në vdekje.

Përfituam shumë prej tij. Ishim një grup vëllezërish dhe një grup prej dijetarëve tanë, dhe përfituam, ashtu siç e ka zakon Shejkhu në mexhliset e tij të mbushura, mexhlise të cilave nuk ju mungon – lavdia dhe begatia i takon Allahut – dija e dobishme në çështjet e ndryshme të diturisë, në akide, tefsir, fikh, xherh dhe t’adil, si dhe të tjera nga të cilat Allahu – Azze ue Xhel-le – i ka dhuruar këtij dijetari fisnik, Allahu e ruajttë dhe i dhëntë sukses.

Në mexhlis u përmend vëllai ynë Ebi Umer, Shejkhu i nderuar, doktori Ahmed Bazmul – Allahu i dhëntë sukses dhe e forcoftë atë dhe neve. Kur ai (Ahmed Bazmul) u përmend në mexhlis, Shejkhu – hafidhahUllah – kërkoi nga ne që të transmetojmë nga ai këtë në vazhdim:

Ai tha: “Unë nuk jam kthyer nga cilësimi i Shejkh Ahmed (Bazmulit) se ai është ‘Alim (dijetar) dhe se fjalës që kam thënë më përpara për të, vazhdoj t’i qëndroj asaj deri në këto momente.”

Ai (Shejkh Rabij) e përsëriti fjalën “Alim” në mexhlis më shumë se një herë, e përsëriti atë dhe kërkoi dhe tha: “Përhapeni këtë nga unë.” E përsëriti këtë më shumë se një herë.

Këtë fjalë të cilën Shejkhu – hafidhahUllah – kërkoi nga ne që ta përhapim është ajo fjalë që është përmendur dhe po e lexoj tekstualisht që të mos shtoj apo lë mangët diç prej saj. Ajo fjalë është përmendur në refuzimin e tij (Shejkh Rabijs) kundër Halebiut në pjesën e parë, e titulluar me fjalën e tij: “Halebiu është nga ata që më së shumti dëshmojnë rrejshëm dhe është nga ata që më së shumti bie në kontradikta skandaloze.” Kjo është tema e pjesës së parë.

Fjala të cilën Shejkhu urdhëroi dhe kërkoi nga ne që ta përhapim atë, është fjala e tij që i është drejtuar Halebiut:

“Nuk i kam ngarkuar (në refuzime) kundër teje mendjelehtët, porse ai që të ka refuzuar ty është një ‘Alim me hak, që ka baza të Selefit dhe ka dije për atë që i kundërshton ato (baza të Selefit). Është Dijetar në Hadith dhe në bazat e tij dhe ka dëshmi të larta të dijes, të cilat dëshmi nuk i posedon ti (Halebi) dhe grupi yt.”

Po e përsëris fjalën të cilën prindi jonë dhe Shejkhu jonë na urdhëroi ta përhapim, ajo fjalë e tij është kur i është drejtuar ‘Alij el-Halebiut:

“Nuk i kam ngarkuar (në refuzime) kundër teje mendjelehtët, porse ai që të ka refuzuar ty është një ‘Alim me hak, që ka baza të Selefit dhe ka dije për atë që i kundërshton ato (baza të Selefit). Është Dijetar në Hadith dhe në bazat e tij dhe ka dëshmi të larta të dijes, të cilat dëshmi nuk i ke ti dhe grupi yt.”

Kjo ishte ajo fjalë.

Ne e lusim Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – të na japë sukses në Sunnet dhe t’u japë sukses dijetarëve tanë në atë që është mirësi dhe përmirësim. Allahu i Madhëruar e di më së miri. Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Shejkh Ahmed es-Sube’i:

Dëshmitarët që ishin në këtë mexhlis, mexhlisin e Shejkh Rabijs, në të cilin ndodhi ky transmetim, janë: Shejkhu i nderuar Ebi Abbas ‘Adil Mensur, Shejkhu i nderuar Muhamed el-‘Anxherij, dhe unë Ahmed Sube’i bashkë me Shejkh Khalid (Abdur-Rahman). Ishim ne të katër dhe po u transmetojmë juve palëkundshmërinë e Shejkhut në tezkijen e tij ndaj vëllait tonë (Shejkh Ahmed Bazmul). Dhe kjo tezkije në realitet është një përgjegjësi e madhe për Shejkh Ahmedin. E lusim Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – që ai (Ahmed Bazmul) ta dijë se kjo është përgjegjësi e madhe për të dhe për të gjithë ne, në mbartjen e këtij Sunneti dhe këshillimin për hir të tij. E lus Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – që kjo tezkije të jetë shkak i mirësisë për të dhe një ndihmesë për të në devotshmëri ndaj Allahut dhe sinqeritet ndaj Tij, që ta ndihmojë hakun dhe të bëjë xhihad për hakun. Dhe të mos jetë kjo tezkije sherr kundër tij e as fitne.

Me kaq po e mbyll, Allahu e di më së miri.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

← Kthehu në faqen kryesore
Aa
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Kategoria

Duke ngarkuar...